LSDM: Gjysmë miliard kredi në katër sy, a është ky çmimi i mbrojtjes së Gruevskit?

“Më në fund u hapën kartat dhe u bë e qartë pse Mickoski dhe VMRO-DPMNE e fshehën burimin e parave për huamarrje të reja të mëdha. Më në fund është e qartë pse Mickoski dhe bashkëpunëtorët e tij ishin çdo fundjavë në Budapest për konsultime në azilin e Gruevskit. Bashkëpunimi i veçantë ekonomik me Hungarinë është në drejtim të mbi-borxhit dhe pengmarrjes politike të vendit tonë në një vend tjetër. Pyesim se cili është roli i Gruevskit në këtë marrëveshje? Edhe për fëmijët e vegjël është e qartë se pas një marrëveshjeje të tillë fshihen interesa politike, e cila do të dalë shumë shpejt në dritë”, reagoi pasditen e sotme LSDM opozitare.

Kjo parti pyet “a është i vetëdijshëm Mickoski se është duke nisur një aventurë që mund të rrezikojë seriozisht bashkëpunimin me institucionet financiare ndërkombëtare si Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar?”.

“Pse Mickoski dhe VMRO-DPMNE po e gënjejnë opinionin se kjo është kredia më e favorshme që mund të marrë? Pse të mos themi se shteti është aktualisht përfitues i një kredie prej 150 milionë eurosh nga Banka Evropiane për Zhvillim në kushte më të mira, pra me një normë interesi 1.6% me një periudhë mospagimi 24 muaj dhe një afat shlyerjeje 12 vjet dhe 100 milionë shtesë me 3.5? Kjo kredi është shumë më e favorshme se ajo e Budapestit. Pse, pa asnjë përpjekje tjetër, përmes mekanizmave të kontrolluar të huamarrjes nga organizatat financiare ndërkombëtare, ai dëshiron të marrë kredi privatisht? Pse ai dhe ministrja e Financave Koçovska gënjejnë opinionin se kredia do të jetë me kamatë nën 3%, si arriti ajo në 3.25%? Çfarë fshihet pas rritjes së kamatës?”, pyeti LSDM.

Qëndrimi i partisë është se “Qeveria e re ka detyrim t’i përgjigjet publikut ku mungojnë 500 milionët për 1 miliard eurot e premtuara?”. A mundet që Gruevski t’i mbajë të rezervuar për Mickoskin si garanci se ai nuk do të largohet nga kursi i planifikuar? Qytetarët shumë shpejt ballafaqohen me mashtrimet parazgjedhore të kësaj VMRO-DPMNE-je, e cila dëshmon se “ujku e ndërron gëzofin, por karakterin kurrë”! A është ky çmimi i mbajtjes nën mbrojtjen e Gruevskit? – pyesin socialdemokratët.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu