Lojëra pafund!

Edhe në këto zgjedhje shqiptarët do të luajnë lojën e kaparosur qysh më parë nga despotët e pushtetit maqedon, pasi kompetencat e kryekomunarit shqiptar ia merr dhe ia kthen sa herë t’i kujtohet premierit të “državës”.

Mosdecentralizimi i pushtetit lokal dhe ruajtja e kompetencave të rezervuara në duar të ekzekutivit, janë mjet antidemokratik me të cilin pushteti qendror vazhdon t’i mbajë shqiptarët nën kontroll.
Kështu që, një kryetar komune nëse merr nismën e ndryshimit të emrave të rrugëve dhe të shkollave nga koha e titizmit jugosllav, ndërhyn pushteti qëndror dhe bllokon çdo nismë të kryekomunarit që kërkon të heq këto emra të imponuar që nuk përfaqësojnë vullnetin e shumicës në një komunë me shumicë shqiptare.

Në këtë rast, çfarë vullneti të shumicës përfaqëson emri i qoftëlarqut druže Titos, në Strugë apo nëndonjë komunë tjetër me shumicë shqiptare?

Asnjë vullnet politik, veç imponimit që nga koha titizmit ato emra nuk përfaqësojnë vullnetin e shumicës në demokracinë e sotme liberale, përkundrazi, ato duhej të ishin zhdukur nga faqja e dheut që me shpalljen e pluralizmit.

Por, për fatin e mirë të SDSM-së dhe të VMRO-së, subjektet politike shqiptare dhe liderët tanë kuislingë kanë bërë kompromisin e madh që këto emra të titizmit jugosllav të mos preken, por do të vazhdojnë të qëndrojnë si merimanga nëpër shkollat dhe nëpër rrugët e qyteteve tona, në shenjë mirënjohje për diktatorin famëkeq dhe megalomanin Tito, si krijues i “drźavës Severna” mbi kurrizin e shqiptarëve.

Në këtë fushatë, si pozita ashtu edhe opozita shqiptare kanë shkuar aq larg me premtime pa mbulesë saqë nuk i realizojnë dot, sepse së paku pa decentralizimin e pushtetit lokal shqiptarët nuk përfaqësohen denjësisht si pushtet lokal, përderisa kontrollohet dhe dirigjohet nga pushteti qëndror, duke ia marrë edhe ato kompetencat që i takojnë komunave vetëm se kryekomunari është një shqiptar.

Në fakt, këto zgjedhje do të konfirmojnë vetëm legjitimitetin e votuesve shqiptarë për njërën apo për tjetrën palë dhe asgjë më shumë.

Ky është realiteti ynë dje dhe sot, ku kryekomunari shqiptar edhe pse i zgjedhur nga vota e qytetarëve do të mbajë vetëm “çalësat e kashtës”!

Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Skandal në Big Brother VIP Kosova: Familja e Elionës kërkon ndërhyrje urgjente për intimidimin dhe presionin ndaj vajzës 18-vjeçare

Situata në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova ka alarmuar publikun dhe familjen e banores më të re, Elijona Binakaj, e cila po përballet...

Pas bullizmit në BBVK 4, reagon Dafina Zeqiri: Është e tmerrshme që Big Brother lejohet ende të ekzistojë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka reaguar publikisht pas qarkullimit të disa videove në rrjetet sociale, ku shihen banoret e Big Brother VIP...

Elon Musk: Inteligjenca artificiale dhe robotët humanoidë do të eliminojnë varfërinë brenda 10–20 viteve

San Francisco – Sipërmarrësi dhe drejtuesi i Tesla-s, Elon Musk, ka bërë një parashikim të guximshëm, duke deklaruar se brenda 10 deri në 20...

Izraeli kërcënon Rusinë në rast se ndihmon Iranin për krijimin e armës bërthamore

Izraeli paralajmëron Rusinë: Masa të mundshme nëse Moska ndihmon Iranin në zhvillimin bërthamor Izraeli ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj Rusisë, duke deklaruar se...

Bajrami thotë se Kurti e “vulosi tradhtinë kombëtare” me Marrëveshjen e Ohrit

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër siç thotë ajo ndaj fushatës linçuese ndaj saj. Ajo e ka akuzuar Vetëvendosjen ...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu