Lloga: “Stop mashtrimit të vLEN-it, njihni Palestinën shtet sot!”

Ish-ministri i Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut ka shpërndarë një reagim të fortë në rrjete sociale, ku i bën thirrje Qeverisë që të njohë zyrtarisht shtetin e Palestinës.

Në postimin e tij, ai shoqëroi statusin me një video ku paraqiten fjalimet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së nga dhjetë liderë të shteteve të ndryshme, të cilët shpallin hapur njohjen e Palestinës.

“■ Stop mashtrimit të vLEN-it, njihni Palestinën🇵🇸 shtet sot!
Arsyetimi se Ministri i Punëve të Jashtme🇲🇰 Mucunski voton kokë në vete kundër Palestines në OKB është i turpshëm, është ofendim i intelegjencës sonë individuale dhe kolektive. Ai votim përfaqëson Qeverinë (vLEN-DPMNE) dhe të gjithë ne si RMV-në.” – shkroi ish-ministri.

Ky reagim vjen pas votimit të Maqedonisë së Veriut në Kombet e Bashkuara kundër një rezolute lidhur me pranimin e Palestinës, gjë që ka shkaktuar debat të brendshëm mbi përfaqësimin dhe qëndrimin zyrtar të shtetit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

VLEN finalizon emrat në Qeveri: Hoxha, Sali dhe Fetai, ja resorët që do të udhëheqin?

Koalicioni VLEN ka definuar dhe gati se ka finalizuar marrëveshjen e brendshme për riformatim të pjesshëm të përfaqësimit në Qeveri, ndërsa vendimi pritet të...

Shkurtohet buxheti në disa projekte shqiptare

Buxheti i vitit të ardhshëm nuk ndan qartazi mjetet që do të duhet të ishin ndarë për ndërtimin e Kampusit të Universitetit Nënë Tereza....

S’kanë të ndalur/ Edhe një kallëzim penal ndaj Merkos

Kallëzim i ri penal ndaj ish-kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko. Ai dhe dy persona të tjerë të punësuar në Komunën e Strugës...

Konjufca nuk arrin të formojë qeverinë e re, Kosova shkon drejt zgjedhjeve

Pro formimit të Qeverisë së re sipas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje votuan vetëm 56 deputetë, 4 abstenuan dhe 53 ishin kundër. Pas dështimit për formimin...

Si e mposhti Mickua opozitën shqiptare?

Dyluftimi mes Mickos dhe Ahmeti në zgjedhjet komunale përfundoi me fitoren e Mickos. Micko e plandos Ahmetin përtoke si gjah i lehtë për t'u...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu