Lloga: “Bekim, nga BDI te LSDM tani VMRO – katër qeveri, i pranishëm në çdo montim, i padukshëm në çdo drejtësi”

Ish Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka reaguar me tone të ashpra ndaj Bekim Saliut, duke e akuzuar për mungesë rezultatesh konkrete gjatë angazhimit të tij të përsëritur në pushtet. Përmes një postimi publik, Lloga kujton se Saliu ka qenë pjesë e kabinetit të BDI-së në kohën e montimit të rastit “Allfa”, më pas me LSDM-në gjatë dënimit të Mijallkovit, dhe aktualisht me VMRO-në në Qeveri.

“Kjo është hera e katërt që je në Qeveri. Ke hyrë e ke dalë tri herë, por trego një gjë që ke bërë në këta 10 muaj,” shkruan Lloga, duke sfiduar drejtpërdrejt angazhimin dhe efektivitetin e Saliut në funksionin publik.

Reagimi i plot i Krenar Llogës:

Bekim – Heren e parë ke qenë në kabinetin e BDI-së kur është montuar rasti Allfa, herën e dytë në kabinetin e Zaevit/LSDM dhe tani në atë të Mickoskit/VMRO.
Mijallkovi është gjykuar dhe dënuar kur ju keni qenë në Qeveri (keni harruar, sepse keni hyrë e dalë tri herë).
Kjo është hera e katërt që je në Qeveri – tregoni një gjë që keni bërë përgjatë këtyre 10 muajve?

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Punësimi i vetëm për shqiptarët” në Ministrinë e Mbrojtjes shkon për vajzën e Latif Arifit – shpërblimi për zërin më besnik të VMRO-së

Dje u publikua lajmi se në Ministrinë e Mbrojtjes janë realizuar 26 punësime të reja, nga të cilat vetëm një ka shkuar për shqiptarët....

Shaholli: “Një vërë në ujë”!

Shkruan: Medai Shaholli Me hapjen e Kunsullatës së Përgjithshme të Shqipërisë në Strugë qeveria e Edvinit ka bërë vetëm “një vërë në ujë”, pasi ajo...

Propozimi për interpelancën e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Kostadinovski para deputetëve

Kuvendi sot duhet ta fillojë seancën e re të 59-të në të cilën si pikë e parë e rendit të ditës është interpelanca për...

Maqedonia e Veriut ka shpallur gjendje krize prej 30 ditëve për shkak të zjarreve

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, ka shpallur gjendje krize 30 ditore për shkak të rritjes së rasteve të zjarreve, transmeton TV21. “Dua t’ju informoj se...

51-vjeçari nga Shkodra shpëton dy turistë dhe mbytet vetë në liqen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën në liqenin e Shkodrës, ku një 51-vjeçar nga Shkodra humbi jetën pasi shpëtoi dy turistë që...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu