Lirohet qarkullimi në Jarinje, Merdari dhe Bërnjaku mbesin të bllokuara

Në pikëkalimin në Jarinje mëngjesin e së shtunës po zhvillohet pa ndonjë problem qarkullimi i veturave, përfshirë ato me targa të Kosovës, ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani. Pikëkalimet në Merdar dhe Bërnjak janë ende të bllokuara nga ana e Serbisë.

Bllokimi i pikëkalimeve nisi dje (e premte) në mbrëmje. Në Jarinje, u bllokuan vetëm personat me dokumente të Kosovës.

“Në mëngjesin e sotëm në pikën kufitare në Jarinje, është duke u zhvilluar pa problem qarkullimi i automjeteve në të dyja anët e kufirit edhe të automjeteve me targa serbe dhe atyre me targa të Kosovës”, ka thënë Elshani.

Bllokada ishte paralajmëruar nga “Këshilli për Bllokada i Serbisë” pasi Policia e Kosovës mbylli 5 zyra të strukturave paralele në veri me dyshimet për falsifikim me dokumente.

Autoritetet e Kosovës kanë kërkuar reagim nga ndërkombëtarët për bllokadat. Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të marrin masa ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. “Ai duhet të ndalet para se të hyjë në luftë”, ka shkruar Gërvalla në Twitter mbrëmjen e së premtes.

Vazhdojnë të jenë të mbyllura pikëkalimet në Merdar, Jarinje e Bërnjak

(08:07) – Pikëkalimet në Merdar, Jarinje e Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura nga ana e Serbisë edhe të shtunën, sipas faqes së Ministrisë së Brendshme të Kosovës.

Pikëkalimet në Merdar dhe Bërnjak janë të mbyllura plotësisht, ndërsa ai në Jarinje është i mbyllur vetëm për ata me dokumente të Kosovës.

Bllokimi i pikëkalimeve nisi dje (e premte) në mbrëmje. Autoritetet e Kosovës i kanë bërë thirrje ndërkombëtarëve të reagojnë. Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të marrin masa ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. “Ai duhet të ndalet para se të hyjë në luftë”, ka shkruar Gërvalla në Twitter mbrëmjen e së premtes.

Bllokada ishte paralajmëruar nga “Këshilli për Bllokada i Serbisë” pasi Policia e Kosovës mbylli 5 zyra të strukturave paralele në veri me dyshimet për falsifikim me dokumente.

Në aksionin e 30 gushtit u mbyllën zyrat e katër komunave paralele: Mitrovicë, Leposaviq, Zubin-Potok e Zveçan, si dhe Zyra e Qarkut të Mitrovicës.

Të mërkurën e të enjten Policia ka intervistuar udhëheqësit e këtyre zyrave me dyshimet për falsifikim me dokumente.

Bashkësia ndërkombëtare ka kritikuar Qeverinë për këtë dhe për aksionet e tjera në veri, duke e ftuar të përmbahet “nga veprimet që mund të nxisin tensione”.

Pas paralajmërimit për bllokadë, institucionet e Kosovës u kanë bërë thirrje qytetarëve që ta evitojnë kalimin nga Serbia. Ministria e Punëve të Jashtme ka kërkuar nga qytetarët të shmangin kalimin transit nëpër pikëkalimet kufitare me Serbinë. E Qendra Kombëtare për Menaxhim të Kufirit ka bërë thirrje të enjten që kufiri të mos kalohet as në pikëkalimin e vetëm me Malin e Zi, Kullë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bela: Mexhiti sërish gënjeu! Ligji iri për përfaqësim adekuat nuk do të ketë grafë etnike

Politikologu, Valon Bela përmes një video postimi në profilin e tij në FB ka alarmuar se zëvendëskryemiistri Izet Mexhiti po mashtron shqiptarët duke theksuar...

PAMJET / Bazës nëntokësore në Teheran i del tymi, Irani mesazh Trumpit: Izraeli të ndalojë

Irani i ka kërkuar Donald Trumpit nëpërmjet ndërmjetësve që të ushtrojë presion mbi Izraelin që të bjerë dakord për një armëpushim me Teheranin, raporton...

Në vend të kontrollorëve ajror, për çdo drejtor M-NAV do të punësojë këshilltarë dhe punonjës me shkollë të mesme me pagë fillestare prej 1.000...

Pasi mori miratimin nga Ministria e Financave, të premten më 13 qershor M-NAV- Shoqëria Aksionare në Pronësi Shtetërore për Menaxhimin e Trafikut Ajror dhe...

Turqi: Pretendimi se “ vajza e Presidentit tonë Erdogan, është gëzuar për vdekjen e gjeneralëve që humbën jetën në sulmin e Izraelit ndaj Iranit”...

Pretendimi se “zonja Esra Albayrak, vajza e Presidentit tonë Recep Tayyip Erdoğan, është gëzuar për vdekjen e gjeneralëve që humbën jetën në sulmin e...

Orar pune prej gjashtë orësh, pa ulje të pagave

Partia E Majta propozon në Parlament uljen e orarit të punës në gjashtë orë pa ulje të pagave. Kjo, siç thonë nga E Majta,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu