Lirohen për 30 ditë pushim pesë të dënuarit për ngjarjet e “27 prillit” në Kuvendin e RMV-së

Pesë të dënuarit që ishin dënuar për ngjarjet e “27 prillit” 2017 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot janë liruar me 30 ditë lirim nga Burgu i Shtipit, konfirmojnë nga Burgu i Shtipit. Nga atje konfirmojnë se nga sot me suspendim prej 30 ditësh dhe me nënshkrim të drejtorit të Administratës për Ekzekutim të Sanksioneve, janë liruar personat Jane Cento, Aleksandar Janevski-Toshka, Oliver Popovski, Mitko Çavkov dhe Mitko Peshev, ndërsa më 25 korrik do të lirohet edhe Dushko Llazarov gjithashtu me suspendim të dënimit prej 30 ditësh, gjithashtu me nënshkrimin e drejtorit të Administratës për Ekzekutimin e Sanksioneve.

U.D. drejtori i Administratës për Ekzekutim të Sanksioneve, Aleksandar Pandov, sot në një konferencë për media në pyetjen e një gazetari lidhur me të burgosurit nga Shtipi, në mesin e të cilëve ka edhe të dënuar për “27 Prillin”, të cilët kërkuan të lirohen për shkak të një Procedurën mjekësore, Pandov u përgjigj se një praktikë e tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Si ushtrues detyre, e vetmja gjë që mund të bëj është nëse një i burgosur vjen një kërkesë me dokumentacion se ka një problem akut shëndetësor, që duhet të kryejë një procedurë shëndetësore, nuk kam të drejtë ta refuzoj. Fakti është se ndërkohë që kur kam qenë në detyrë kanë ardhur disa kërkesa të tilla dhe janë firmosur nga unë”, tha ai./TelerafiM

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Izraeli miraton projektin kontrovers të vendbanimeve në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite thotë se ka filluar "veprimet paraprake" të një ofensive të planifikuar tokësore për të kapur dhe pushtuar të gjithë Qytetin e Gazës...

Gazetar nën hetim, diplomati shqiptar paralajmëron: Demokracia cënohet kur cënohet fjala e lirë

Gazetari Nevri Ademi është thirrur sot në polici për t’u marrë në pyetje, një zhvillim që ka ngjallur reagime nga shoqëria civile dhe personalitete...

Lavrov: Sa ta njohë Evropa Palestinën, s’do ketë mbetur më gjë për të njohur

Zyrtarë të ndryshëm evropianë nuk kanë dhënë ende një reagim të drejtpërdrejtë ndaj këtyre komentimeve Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka deklaruar se Evropa...

Saliu:“Kulmi i idiotizmit” Dajxha komandant Thirrje pa procedurë për gazetarin Ademi

Gazetari Furkan Saliu ka reaguar ashpër pasi kolegu i tij, Nevrij Ademi, është thirrur në bisedë informative nga stacioni i policisë në Tetovë. Thirrja...

Krenar Lloga: Sot Tetova Sot, dje Top24 – shembuj të padurueshmërisë ndaj atyre që ua nxjerrin të palarat në shesh

Krenar Lloga nga ASh ka dalë në mbështetje të Nevrij Ademit dhe Tetova Sot, njofton Top24 Ai ka përmendur edhe rastin e kohë më parë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu