Liria e shtypit në Ballkanin Perëndimor, ja ku renditet Maqedonia e Veriut

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë përballur me rënie të lirisë së shtypit, përveç Maqedonisë së Veriut, e cila ka shënuar përmirësim duke u renditur e 36-ta. Serbia është radhitur e 98-ta, renditja e saj më e keqe në 22 vitet e fundit, që kur “Reporterët Pa Kufij” nisën publikimin e Indeksit Botëror mbi Lirinë e Shtypit.

“Gazetaria cilësore dhe fituese e çmimeve, e cila investigon krimin dhe korrupsionin, ndodhet e kapur mes lajmeve të rreme jashtë çdo kontrolli dhe propagandës. Ndonëse korniza ligjore është e fortë, gazetarët kërcënohen nga trysnitë politike dhe mosndëshkimi i krimeve të kryera ndaj tyre”, thuhet në raport.

Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vlerësohen si vende ku gjendja e lirisë së shtypit është e “kënaqshme’. Maqedonia është përmirësuar me dy vende nga viti i kaluar. Mali i Zi radhitet në vend të 40, nga 39 që ishte vjet. Bosnje Hercegovina listohet e 81-ta, 17 vende më poshtë se vitin e shkuar.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ibrahimi sfidon Ali Ahmetin: Kur të duash shkojmë në zgjedhje të parakoshhme parlamentare!

Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi ka marr pjesë në emisionin ZOOM në TVM2 ku ka folur për ngjarjet...

BDI shkarkon Blerim Bexhetin dhe emëron Rina Ajdarin si kordinatore të grupit parlamentar

Pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet lokale në komunën e Sarajit, ku koalicioni Aleanca për Integrim Kombëtar (AKI) nuk arriti të sigurojë fitore, partia...

Nga kulmi i lavdisë te plagët e tradhtisë: Historia e Haqim Ramdanit!

Nga:Rami Mislimi Deri dje pothuajse i panjohur jashtë kufijve të Bërvenicës, Haqim Ramadani arriti të bëhet një nga emrat më të përfolur të zgjedhjeve...

Vuçiq: Jemi në kërkim të dy snajperistëve në Beograd, nuk e dimë se për çfarë qëllimi kanë ardhur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi mbrëmë se shërbimet e sigurisë janë në kërkim të dy snajperistëve në Beograd, pa specifikuar se cili mund...

Raport i Komisionit Evropian: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka bërë ndryshimet kushtetuese

Nuk ka hapa konkretë nga Maqedonia në procesin eurointegrues, thuhet në Raportin e Komisionit Evropian për progresin e vendit, përcjell TV21. Në të theksohet...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu