Lipa për Sunny Hill: Ka një audiencë e cila është për me e lakmu secili festival në Evropë

Dukagjin Lipa në një intervistë ekskluzive në emisionin “21 Gradë” në RTV21 ai ka folur rreth organizimit të festivalit “Sunny Hill” që u mbajt për 4 ditë radhazi në Prishtinë. Lipa tha se ky festival ka pasur një audiencë për lakmi nga të gjitha festivalet në Evropë.

“Kanë qenë katër natë fantastike në Prishtinë me mysafir të veçantë me mysafir të rangut më të lartë botëror. Me një audiencë e cila është për me e lakmu secili festival në Evropë. Kështu që ka qenë katër netë shumë, shumë, shumë të mira në Prishtinë”, tha Lipa.

Tutje, Lipa ka folur edhe për organizimin e festivalit për të cilin u shpreh se është shumë profesional.

“Nuk e di sa keni informata por kjo shkon në promovim të kryeqytetit, në promovim të Prishtinës, në promovim të Kosovës, por ne e kemi një organizim shumë profesional, do me thanë kjo nuk është e rastësishme, do me thanë që nuk kemi aksidente, që nuk kemi probleme të cilat, e kemi një sistem të sigurisë shumë të mirë, por lëvdatat më të mëdhaja përpos policisë edhe sigurisë të cilën e kemi brenda perimetrit të festivalit, lëvdatat më të mëdhaja normalisht i shkojnë audiencës tonë e cila është fantastike”, tha Lipa.

Tutje Lipa u pyet edhe për numrin e audiencës së ardhur nga jashtë dhe atë nga brenda Kosovës, i cili tha se nuk ka shifra të sakta por që rreth 40-45% janë audiencë internacionale.

“Nuk i kam bash të sakta 100% por përafërsisht si mbas numrave të cilët i kemi shpërndarë sot në mes të ekipit tonë i kemi diku rreth 40 deri në 45%i kemi internacional, me fjalën internacional tash po nënkuptohet që kemi një diasporë të madhe, mirëpo diaspora tashti veç ka fillu edhe me i organizu pushimet verore në bazë të festivalit kështu që i ftojnë edhe miqtë e tyre edhe shokët e tyre edhe vijnë së bashku me ta me kalu 3-4 pesë ditë në Prishtinë. Do me thanë edhe e shfrytëzojnë festivalin edhe kanë një display të çka është Prishtina, ku është Prishtina qysh është Prishtina e tjerë e tjerë kështu që me përqindje jemi shumë mirë”, përfundoi Lipa./21Media

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: Të gjithë u bashkuan kundër nesh – një situatë e paprecedent në historinë politike

LVV-ja, sipas tij, ka pasur një betejë të jashtëzakonshme, meqenëse në të gjitha këto raste “të gjithë të tjerët janë bashkuar kundër LVV-së” Kryeministri në...

Lloga: Arritja e qëllimit final nga oligarkia për t’i bërë shqiptarët të fragmentuar, në çdo fshat nga një prijës

Ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një positmi në profilin e tij në FB ka shkëputur një pjesë nga “Alea iact est” i...

I mbylli lokalin Albin Kurtit/ Flet pronari: Më thanë që po vjen kryeministri, situata po eskalonte dhe rrezikohej…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Mitrovicën e Jugut. Ai fillimisht kishte planifikuar një ndalesë në një kafe në lagjen Tavnik, ku...

“Retë e zeza qytetin e mbuluan…” – Analisti Gashi del me një postim në lidhje me Mitrovicën

Analisti i njohur, Astrit Gashi ka dal me një postim në lidhje me qytetin e Mitrovicës, Gashi ka publikuar strofa të këngës “Mitrovica” të grupit...

Kryeparlamentari Gashi mori Çmimin Global për Diplomaci në Turqi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi sot përmes një postimi në Facebook se në Alanya të Turqisë ka marrë Çmimin Global për Diplomaci nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu