Limani: Nëse nuk gaboj, 4 deputetë të Frontit Europian i janë bashkëngjitur shumicës parlamentare

Nënkryetari i Lëvizjes Besa, pjesë e koalicionit VLEN, Fatmir Limani pretendon që 4 deputetë të Frontit Europian i janë bashkëngjitur shumicës parlamentare, përcjell TV21. Duke komentuar ndarjen e ASH-Taravarit nga VLEN-i, tha se uron që deputetët e kësaj partie të mbesin me VLEN-in.

“Mendoj se të Frontit, gati 4 nëse nuk gaboj, i janë bashkëngjitur shumicës parlamentare e cila përbën qeverinë. Për pjesën tjetër nuk do të flas sepse vlerësimi dhe mendim im është se deputetët e Aleancës janë më të mirët dhe më të përgatiturit, shpresoj që do t’i thirrin arsyes dhe të gjithë kësaj teme që sot e diskutova, dhe do të bëhen bashkë, ose do të qëndrojnë në formacionin e qeverisë”, theksoi Limani./tv21.tv
https://www.instagram.com/tv21hd/?utm_source=ig_embed&ig_rid=ed5607e2-bed9-449b-9450-299d78d316b8

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

A do flitet shqip në Këshillin Komunal të Kërçovës?

Të hënën, në Kërçovë pritet zyrtarisht të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i ri i komunës, ndërsa këshilltarët e rinj komunalë do të...

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para Një 30-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina,...

A paralajmëron Haqim Ramadani hapjen e një partie të re politike nga diaspora?

Ish-kandidati i VLEN-it për Bërvenicën, që më pas garoi si i pavarur, Haqim Ramadani ka paralajmëruar vazhdimin e angazhimit të tij politik, këtë herë...

​Ushtarët turq të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre të...

Turqia lëshon 37 urdhër-arreste ndërkombëtare, në krye të listës qëndron Benjamin Netanyahu

Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit ka hapur sot një hetim për gjenocid dhe ka lëshuar 37 urdhër-arreste ndërkombëtare. Në krye të listës është kryeministri izraelit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu