Limani: Kërçova bëhet me njerëz, jo me retorikë etnike

Fatmir Limani ka reaguar pas zgjedhjeve të 19 tetorit me një reflektim të gjatë për gjendjen politike dhe shoqërore në Kërçovë, duke theksuar se qyteti i tij nuk mund të ndërtohet me retorikë boshe dhe ndarje etnike, por me vlera të mirëfillta njerëzore dhe zhvillim të qëndrueshëm.

“Sapuni nuk është djathë dhe nuk mund të hahet, por sot në politikë po na shitet sapuni për djathë,” shkruan Limani, duke iu referuar degradimit të vlerave dhe manipulimeve që, sipas tij, kanë penguar zhvillimin real të Kërçovës.

Ai shton se Kërçova nuk bëhet duke harruar bashkëjetesën mes etnive, pa kushte në shkolla, çerdhe e spitale, apo duke u fshehur pas flamujve dhe sloganeve boshe.
Sipas Limanit, qyteti mund të zhvillohet vetëm përmes investimeve kapitale, respektimit të ligjit dhe përzgjedhjes së njerëzve të ndershëm e profesionistë në drejtim.

“Kërçova do të bëhet vetëm me durim, urtësi, transparencë dhe besnikëri të palëkundur. Vetëm kështu mund ta kthejmë në qendër rajonale dhe tërheqëse për të rinjtë që po largohen çdo ditë,” shkruan ndër të tjera Fatmir Limani.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjuha shqipe shpërfillet nga tabelat paralajmëruese të sistemit “Qyteti i Sigurt”

Gjuha shqipe shpërfillet nga tabelat paralajmëruese të sistemit “Safe City”. Ministria e Brendshme thotë se tabelat janë vendosur në përputhje me Rregulloren për shenjat...

Do të rrënohet objekti i ndërtuar pa leje në Çair

Komuna e Çairit ka filluar procedurat ligjore për rrënimin e objektit ilegal të ndërtuar mbi çatinë e një shtëpie në afërsi të kompleksit “26...

Aggeler, me letër lamtumire: vlerësoj forcën dhe guximin e popullit në RMV

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Aggeler, pasdite ka publikuar një Letër të Hapur, duke përshëndetur popullin e Maqedonisë së Veriut...

Vuçiç: Bordi i Paqes po krijon përçarje brenda BE-së

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Bordi i Paqes, i iniciuar të enjten në Davos, ka thelluar ndarjet brenda Evropës dhe se...

Macja Skaj në qendër të vëmendjes: Alarm në Kisela Vodë, 3000 euro për gjetjen e macës

3000 euro SHPËRBLIM! Kërkohet Skaj – Mace femër, e humbur në Kisela Vodë, mes Çeshmës dhe shkollës “Partenija Zografski”. Dallohet sepse ka ngjyrë gri të çelët...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu