Ligji i përfaqësimit në RMV – premtime boshe dhe manipulime me frazën “shumë shpejtë”

Premtimet dhe deklaratat për Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë të përsëriten dita-ditës, por në opinion nuk ka ende asgjë konkrete. Përfaqësues të koalicionit VLEN theksojnë se ligji do të jetë gati shumë shpejtë, një qëndrim që është ritheksuar edhe nga kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

Kasami shpjegon se po zhvillohen biseda intensive mes partnerëve të koalicionit dhe shpreh besimin se ligji shumë shpejt do të jetë për diskutim në qeveri, duke kaluar në fazat e tjera. Ai thekson se vonesa ka ardhur si pasojë e debatit të brendshëm dhe largimit të Arben Taravarit, të cilin e quan “faktor destruktiv”. Kasami shprehet i bindur se tani ligji do të avancojë përpara opinionit publik.

Në lidhje me akuzat që nga 205 punësime të reja në administratë vetëm dy janë shqiptarë, Kasami thotë se koalicioni nuk do të hyjë në debat politik për numrin e punësuarve në institucione të caktuara, pasi situata ndryshon dhe në disa institucione mund të ketë më shumë shqiptarë sesa maqedonas, ose anasjelltas. Ai shton se qëllimi është ruajtja e përfaqësimit adekuat sipas kushtetutës, duke mbajtur një marrëveshje politike për këtë çështje.

Zotimet për miratimin e Ligjit për përfaqësim të drejtë janë dhënë më parë edhe nga zëvendëskryeministrat e koalicionit, duke e bërë këtë një prej temave kyçe të bisedimeve brenda qeverisë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjeorgjievski njofton se u larguan nga puna 371 persona dhe fton institucionet për hetim të keqpëdorimeve në Higjienën Komunale

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski, pasi mori mandatin e të parit të kryeqytetit, ka dalë në terren dhe ka njoftuar se që...

Elezi “thumb” Hoxhës: Nga hyzmeqar i Alisë, tani i vardiset VLEN-it

Eksponenti politik i koalicionit VLEN, Afan Elezi, përmes një postimi në Fejsbuk ka reaguar ndaj disa ish përfaqësuesve të afërt me sistemin e mëparshëm...

Dukagjini: Xhandarmeria serbe u fut edhe më 15 tetor brenda kufirit, Sveçla e Policia asnjë zë, KFOR-i e konfirmon

Në fshatin Rakinicë të Podujevës, ushtarë të armatosur të xhandarmërisë serbe kanë kaluar kufirin duke hyrë në territorin e Kosovës. Pamjet ekskluzive të siguruara...

Abdixhiku- Kurtit: Ua vodhe të ardhmen studentëve, tash provon t’ua blesh me 100 euro

Sot, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vetëm tre ditë para balotazhit të 9 nëntorit, ka njoftuar se është bërë pagesa për grupin e parë...

Dalin detaje të reja mbi ngjarjen e kobshme në Tetovë – E ndjera ishte në lidhje dashurie me…

Mbrëmë në orët e vona Tetova u godit nga një lajm i kobshëm. Një vajzë e re 24-vjeçare kishte humbur jetën pasi që kishte...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu