Lideri autoritar Kadyrov e cakton djalin 16-vjeçar mbikëqyrës të shkollës së forcave speciale në Çeçeni

Lideri autoritar i Çeçenisë, i mbështetur nga Moska, thotë se e ka caktuar djalin e tij 16-vjeçar mbikëqyrës të një shkolle trajnimi të forcave speciale çeçene në Gudermes. Adam Kadyrov u bë i njohur në gusht të vitit të kaluar, pasi në internet u postua një video ku ai shfaqet duke e rrahur adoleshentin rus, Nikita Zhuravel, i cili ishte arrestuar për djegien e Kuranit. Pas incidentit, ndaj tij pati çmime dhe nderime, duke përfshirë një për “kontributin e tij të rëndësishëm personal në forcimin e Islamit dhe mbrojtjen e vlerave të tij”.

“Vendosa të caktoj Adam Kadyrov si mbikqyrës, ai është i njohur nga afër me aktivitetet e universitetit të njohur, kështu unë besoj se do të përballojë në mënyrë të përsosur përgjegjësitë e tij të caktuara”, ka shkruar Kadyrov në Telegram, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Të afërmit dhe miqtë e Ramzan Kadyrov marrin rregullisht çmime në nivele dhe pozicione të ndryshme në Çeçeni. Vajza e dytë e Kadyrov, Khadizhat 24-vjeçare, u emërua nënkryetare e parë e administratës së qeverisë së Çeçenisë.

Vitin e kaluar, Ramzan Kadyrov i ka ndarë vetes medaljen “Heroi i Çeçenisë”. Medalja që mori Kadyrov më 24 shkurt ishte krijuar nga vetë ai për të “nderuar çeçenët” që marrin pjesë në pushtimin rus të Ukrainës, që ka nisur në shkurt të vitit 2022.

Kadyrov kishte dërguar në Ukrainë edhe anëtarë të grupit të tij për të luftuar përkrahë forcave të rregullta ruse, dhe është raportuar se ai personalisht ka qëndruar në Ukrainë në marsin e vitit 2022. Megjithatë, Kadyrov shpesh ka qenë kritik edhe ndaj komandantëve të lartë rusë lidhur me mënyrën se si kanë udhëhequr pushtimin e Ukrainës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Me nënshkrimin e Kryeparlamentarit Afrim Gashi, ligji për arsimin fetar hyn në fuqi

Ka përfunduar me sukses edhe faza e fundit e miratimit të Ligjit për institucionet e arsimit të mesëm të bashkësive fetare, me nënshkrimin e...

Iniciativa ZERO për parkun përkujtimor: Mirëpresim nismën, por jo spektaklin para zgjedhjeve

Shkup, 30 korrik – Iniciativa ZERO! përshëndet vendimin e Komunës së Tetovës dhe të Ministrisë së Shëndetësisë për të realizuar kërkesën tonë të përsëritur...

Taravari: Arkitekti politik i VLEN-it ka qenë Albin Kurti

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me përfshirjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në formimin e...

Pasaportë nëse blen shtëpi

Niveli i kërkesës për nënshtetësi përmes investimit (CBI) në ishujt e Karaibeve, sidomos nga qytetarët amerikanë të shqetësuar për paqëndrueshmërinë politike dhe shoqërore në...

Një helikopter çek dhe zjarrfikësit sllovenë do të fillojnë sot shuarjen e zjarreve në RMV

Helikopteri zjarrfikës “Blek Hok”, i cili është i përfshirë në shuarjen e zjarrit në malin Goten, është i pajisur me të ashtuquajturat “bomba” me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu