Lëvizja e Deçanit çka dëshiron?

(Nga:Muhamet Borova)
Feja është një formë e veçantë e përceptimit të jetës,është pjesë e kulturës dhe forma më e vjetër e vetëdijes shoqërore! Fjala religjion nga latinishtja dmth të lidhesh (me hyjnoren përmes besimit). Njeriu fetar jeton me idealet e besimit! Jeton me bindjen se Zoti nuk e ka braktisur as ditën as natën, as kur flenë dhe as kur zgjohet! Zoti është vlerësuesi në jetën e tanishme dhe do të jetë edhe në jetën e ardhshme! Përmes besimit, besimtarët e kërkojnë të përjetshmen. Përmes jetës njerëzit e kërkojnë tokësoren, sigurimin e financave,pasurisë, luksit, dhe pozitat e larta në shoqëri! Shqiptarët janë i vetmi popull që jeton në harmoni edhepse është e ndarë në aspektin fetar në tre besime: Islam,Katolik dhe Ortodoks! Islami asnjëherë nuk ka qenë “shpata” e përçarjes, sepse identiteti kombëtar shqiptarët i ka mbajtur në unitet! Nga kompania mediatike “Kombëtare” mbeta i petrifikuar (ngurtësuar) kur në fb e lexova tekstin e postuar: “Sipas “Lëvizjes së Deçanit” në Kosovë jetojnë vetëm 1.75% shqiptarë (27,815), kurse 93.49% (1,482,276), janë turko-arabë, të cilët duhet të shporren nga Kosova! “ Pra, shqipëtarët mysliman llogariten si turko-arab që duhet të shporren nga Kosova duke e mohuar identitetin e tyre kombëtar. Kjo lëvizje me këtë deklaratë po e përhap mizantropin interkombëtare në emër të fesë duke i ruinuar, shkatërruar ndjenjat kombëtare. Monoteizmi është besimi në një qenie supreme që na udhëzon për sjellje të moralshme në këtë botë! Feja Islame e kultivon besimin me koeficientin më të lartë të tolerancës shpirtërore dhe sociale! Islami e kultivon barazin dhe tolerancën e pakufizuar për të gjitha besimet tjera! Besimi është çështje private e garantuar me kushtetut, por është kategori variabile sepse personi ka të drejtë të konvertohet në një besim tjetër! Kombi është kategori konstante dhe këto dy kategori feja dhe kombi nuk duhet të ngatërohen!Pranimi i formulës nëse dikush është mysliman është më pak evropian,nëse dikush është kristijan është më tepër evropian, është një gjykim i papranueshëm,një iluzion ideologjik! Evropian është ai që qëndron në fenë e tij dhe i jep vetes kohë për të gjykuar në qetësi! Krishterimi dhe Islami përmbajnë sisteme morale, me të cilat rregullohet jeta shoqërore dhe mënyra e besimit në mbinatyroren. Feja Islame e proklamon dashurin e hapur ndaj të gjitha feve me respekt të veçant për imazhin e tyre! Të “shporret” dikush nga shteti i tij për shkak të besimit, është mohim i së drejtës natyrore që e përjashton mundësinë që njeriu të jetë ai çka është,dhe të bëhet dikushi tjetër! Veprimet e këtilla paraqesin një gjenocid pa presedan!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Maniak që shikon çdo femër”, Ina kritikohet në rrjet për deklaratën ndaj Stenaldos

Ina Aderi ka eskaluar ndaj Stenaldo Mëhillit duke e akuzuar për disa veprime brenda shtëpisë së Big Brother. Ajo i thotë se po shikon çdo...

Propozim martese buzë detit: Fejohet këngëtarja Egli Tako

Këngëtarja e njohur Egli Tako ka ndezur rrjetet sociale me një publikim të fundit në InstaStory, ku ka lënë të kuptohet se ka pranuar...

Akuzat e BDI-së për mashtrimet e Mexhitit? Mexhiti: Në mars ata do të përballen me bagera

“Nëse nuk kanë punë tjetër le të vazhdojnë me këtë fushatë që e bëjnë, por në mesin e shkurtit, fillimin e marsit do të...

Ismaili i bën “përsëritje mësimi” Xhihan Ahmed-it, kandidates për Konventën e Stambollit

Elfete Ismaili kritikon kandidaten për Komisionin kundër Diskriminimit për deklarata mbi Konventën e Stambollit Ish-zëvendësministrja e Mbrojtjes, Elfete Ismaili, ka reaguar publikisht lidhur me intervistën...

Vendimi i zarfave të zi: Rogerti dënohet me televotim të përhershëm, Kejsi përjashtohet nga Big Brother

Zarfat e zi sollën vendim të prerë: Rogerti shkon në televotim të përhershëm, ndërsa Kejsi largohet nga shtëpia. https://www.youtube.com/watch?v=Qol7OL_78zQ https://www.youtube.com/watch?v=6Iebz8H1rLU

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu