“Levica” dorëzoi në Kuvend deklaratën për njohjen e Palestinës

Partia e Dimitar Apasievit “Levica” në Kuvend ka dorëzuar Deklaratë për njohjen e Palestinës si shtet. Sipas deputetit të kësaj partie, Amar Mecinoviq, me këtë Deklaratë Maqedonia do të kyçet në lëvizjen botërore për njohjen e pavarësisë së Palestinës.

“Grupi Parlamentar I “Levicës” sot dorëzoi deklaratën për njohjen e Palestinës, në Kuvendin e Maqedonisë. Me këtë Deklaratë edhe një herë shprehim mbështetjen për të drejtën e popullit palestinez për vetëpërcaktim si e drejtë themelore njerëzore e garantuar me të drejtën ndërkombëtare dhe parimit për të gjithë popujt që luftojnë për liri dhe pavarësi” tha Amar Mecinoviq – “Levica”.

Populli palestinez me dekada është viktimë e regjimit cionist që zbaton kolonizim sistematik dhe pastrim etnik. Njohja e pavarësisë së Palestinës është një hap I rëndësishëm drejt përmirësimit të padrejtësive historike që I janë shkaktuar këtij populli.

Në këto momente po ndodh edhe gjenocidi mbi popullin palestinez në Gazë. Bashkësia ndërkombëtare duhet të ndërmarrë veprime që t`i parandalojë këto vepra barbare dhe të sigurojë të drejta për Palestinezët.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ledioni nderon kujtimin e Shpat Kasapit në Big Brother VIP Albania: ‘Do të doja që sonte të prezantoja klipin e tij hyrës’

Ledioni në Big Brother VIP Albania kujtoi Shpat Kasapin, duke thënë: ‘Do të doja që sonte të prezantoja klipin e tij hyrës – duartrokitje...

Monika Kryemadhi nuk mund asesi ta thërrasë Ilir Vrenozin në emër, shkaku i Ilir Metës, “mos të krijoj dhimbje të brendshme”

Gjatë Big Brother Albania, Monika Kryemadhi u përball me situatën e veçantë që ta thërrasë Ilir Vrenozin në emër. Ajo nuk arriti ta bënte...

Ilaz Leskovica reagon ndaj Kongresit të 5-të të BDI-së, tejet i revoltuar: “Nga reformat nuk mbeti as shkronja (R).”

Edhe kryetari i degës së BDI-së, Shuto Orizar, është ndarë tejet i revoltuar nga Kongresi i 5-të i partisë. Reagimi i tij pasqyrohet edhe...

Shkelni, shkelni, shkelni me dy këmbë, se keni gjet!”- Abdul-Selam S. kritikon vendimet e Kongresit të 5-të të BDI-së

Në një postim të fundit në Facebook, Abdul Selami shprehu pakënaqësinë e tij për vendimet dhe zgjedhjet e marra gjatë Kongresit të 5-të të...

Monika Kryemadhi do të jetë opinionistja e dytë në Big Brother VIP Albania

Monika Kryemadhi u shfaq si opinionistja e dytë në spektaklin “Big Brother VIP Albania”, duke iu bashkuar panelit të opinionistëve krah Arbër Hajdarit. Ky...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu