Lëpihen para Mickoskit, tenderët i bëjnë mbretër- Oda Veri-Perëndimore në qendër të kritikave!

Gazetari Furkan Saliu ka reaguar ashpër ndaj biznesmenëve të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, duke i akuzuar se ndër vite kanë mbështetur çdo kryeministër në pushtet dhe janë pasuruar përmes tenderëve publikë, ndërsa shqiptarët – sipas tij – marrin vetëm “thërrimet e tryezës”.

“E shoh Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe nuk mund të mos e them atë që më vjen ta them”, shkruan gazetari Furkan Saliu në një reagim të publikuar në rrjetet sociale. Ai thotë se, me disa përjashtime, fotografitë i kujtojnë “një grup pasanikësh që i lëpihen Kryeministrit” dhe që kanë bërë të njëjtën gjë ndaj çdo kryeministri të mëparshëm.

Sipas Saliut, ajo që do të duhej të shfaqnin këta afaristë do të ishte një “grup fisnikësh që financojnë sportin, kulturën dhe arsimimin”, e jo figura të lidhura në mënyrë të ngushtë me politikën. Ai thekson se kompanitë më të pasura në vend punojnë pothuajse ekskluzivisht me tenderë publikë, duke u pasuruar me paratë e qytetarëve.

Gazetari kritikon faktin se shumë prej tyre shprehen se “nuk përzihen në politikë”, ndërsa në realitet – siç thotë ai – janë të lidhur ngushtë me politikanët. “Mëngjesin e çelin me politikanë, e darkën e hanë me politikanë. Vetëm kur u cënohet pasuria thonë që nuk përzihen”, shkruan Saliu, përcjell PressOnline.al

Ai kujton edhe një rast kur, sipas tij, pesë biznesmenët më të pasur maqedonas u ulën së bashku dhe kërkuan largimin e partisë shqiptare nga pushteti, pasi një kompani maqedonase humbi një tender që iu dha një kompanie kosovare me ofertë më të favorshme. Saliu akuzon se e njëjta grupë nisi më pas “fushatë të ashpër anti-shqiptare”, duke përdorur televizione kombëtare dhe media online.

Në fund, gazetari kritikon edhe afaristët shqiptarë, të cilët sipas tij “kënaqen me thërrimet që bien nga tavolina e madhe, ku të tjerët hanë mishin”, duke shtuar se në atë tavolinë “nuk ka vend për të dobëtit”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Netanyahu paralajmëron Erdoganin: F-35 amerikan ndoshta nuk do t’i merrni kurrë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se furnizimi i Turqisë me aeroplanët F-35 nuk pritet të ndodhë së shpejti, dhe mund të mos ndodhë fare....

Dosja “Sarajevo Safari”: Vuçiç përballet me kallëzim penal për dhjetëra vrasje civile.

Një kallzim penal është dorëzuar në gjykatën e Milanos për presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç. Kallëzimi për të është paraqitur nga gazetari investigative kroat Domagoj...

Rama ‘ngul’ sytë nga telefoni, Kurti e vëzhgon! Çfarë nuk u pa nga samiti me liderët e rajonit

Ajo çfarë ka rënë në sy më së shumti gjatë takimit është fokusi i kryeministrit Edi Rama në celularin e tij. Në foto është...

Diplomati amerikan Reeker: Kosova ka nevojë për një qeveri që bashkëpunon me SHBA-në

Diplomati amerikan, Philip Reeker, ka thënë se Republika e Kosovës ka nevojë për një qeveri e cila mund të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara...

Vajza e Cimës, këngëtarja Adelina Thaçi i bashkohet LDK-së

Këngëtarja Adelina Thaçi, vajza e humoristit të ndjerë, Cimës, i është bashkuar sot Lidhjes Demokratike të Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur lideri i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu