LEN: Ashtu siç nuk kishte asgjë historike në instalimin e Vullnet Starovës dhe Sinan Hasanit në vitin 1986, ashtu do të jetë edhe me Talat Xhaferin

Nga Lidhja Europiane për Ndryshim përmes një kumtese kanë reaguar pas zgjedhjes së kryeministrit teknik shqiptar në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Nga opozita shqiptare emërimin e Talat Xhaferit për kryeministër teknik në Maqedoninë e Veriut e krahasojnë me emërimin e Vullnet Starovën për kryetar të Kuvendit të Republikës Socialiste të Maqedonisë dhe emërimin e Sinan Hasanit për President të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë.

Pjesë nga Reagimi i LEN:

Në të vertetë, është përshkrimi i gjendjes së shqiptarëve në Republikën Socialiste të Maqedonisë në vitin 1986. Në vitin kur establishmenti maqedonas përzgjodhi Vullnet Starovën për Kryetar të Kuvendit të Republikës Socialiste të Maqedonisë. Emërim që kinse duhej të dëshmon barazinë e popujve, por në të vërtetë vetëm se dëshmonte abuzimin e përfaqësimit të tjetërsuar nga establishmenti maqedonas. Emërimi i Vullnet Starovës ishte në të njejtën vijë dhe me të njejtin motiv sikur emërimi i Sinan Hasanit në vitin 1986 për President të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë. Në dy rastet, abuzohej formaliteti etnik për të mohuar, ndëshkuar, poshtëruar dhe përbuzë frymën dhe substancën kombëtare shqiptare në ish-federatën Jugosllave dhe ish-republikën socialiste të Maqedonisë. Emërimi i Sinan Hasanit dhe Vullnet Starovës nuk ndaloj përndjekjen e egër të shqiptarëve, por përkundrazi i dha krah dhe fuqi frymës më shovene anti-shqiptare në Kosovë dhe Maqedoni. Në kohën e Sinan Hasanit ndodhën sulmet më brutale të njësive policoro-ushtarake serbe në Kosovë para shpërbërjes së Jugosllavisë, në Maqedoni në kohën e Vullnet Starovës ndodhën torturat më mizore kundër rinisë në Kumanovë, ndodhi vrasja mizore e Nuredin Nuredinit në mbrojtje të shtëpisë së tij në Haraçinë, ndodhi përndjekja e egër e intelektualëve, arsimtarëve, studentëve shqiptar.

Tridhjetë vite më vonë, qëndrojmë sy më sy me të vërtetën se ata që harrojnë të kaluarën, rrezikojnë që e njejta t’ju përsëritet.

Sot, e kaluara e dhimbshme po na përsëritet – si reprizë për të moshuarit dhe risi për të rinjtë – në formën e lulëzimit të instalimit të figurinave, formave shqiptare për të kamufluar, heshtur dhe frikësuar substancën kombëtare. Dukuria e instalimit të pro-forma liderëve shqiptarë për një përdorim tani kaplon edhe Maqedoninë e Veriut, në formën e instalimit të Talat Xhaferit si Kryeministër i BDI-së por për ta reklamuar si Kryeministër i parë shqiptar.

Ne ditën e emërimit të tij, në ceremoninë banale te vetlavdërimit me pupula mbi turpin, në Maqedoninë e Veriut ende kemi femijë që nuk guxojne dhe nuk ju lejohet të mësojnë ne gjuhën amtare. Në Maqedoninë e këtillë të Talat Xhaferit, sikur në atë të Vullnet Starovës dhe Sinan Hasanit, rinia shqiptare që dikur kërkonte arsimim në Prishtinë, sot kërkon punësim dhe vlerësim në Perëndim. Në Maqedoninë e sukseseve të Rilindasit të së Kaluarës Komuniste, z. Ali Ahmeti, burgjet ende vlojnë dhe ofshajne Shqip. Në këtë Maqedoni të portaleve të Artan Grubit dhe Fatmir Besimit, sërish sulmohen, njollosen, ofendohen të pafuqishmit që të shpëtohen dhuntaket dhe vagabondët. Ata qe dikur në zemrën e Çarshisë së Shkupit instalonin amoralitetin përmes Kinemasë Napredok, sot instalojnë amoralitetin e kazinove dhe bixhozit. Në këtë Maqedoni ku Ahmetistët gëzojnë barazinë me partnerët e VMRO dhe LSDM, lulëzon pabarazia për shqiptarët që këmbëngulin në nderin e bukës së gojës dhe djersës së punës.

Ashtu siç nuk kishte asgjë historike në instalimin e Vullnet Starovës dhe Sinan Hasanit në vitin 1986, ashtu nuk do ketë asgjë historike në ceremoninë e instalimit të figurinës teknike shqiptare të Talat Xhaferit. Në fakt, ashtu siç emërimi Starova-Hasani do të kujtohet si moment ahistorik që nuk kishte as kontekst përfaqësues dhe perspektivë historike, ashtu dhe instalimi i Talat Xhaferit do shënon jo triumfin e politikës së Ali Ahmetit, por fillimin e rrënimit të gënjeshtrës, mashtrimit, abuzimit, poshtërimit të kombit, profiterizmit nga lufta dhe tradhëtisë të idealeve për të cilat kanë dhënë jetën aq shum të ri, të njomë, të drejtë, të guximshëm dhe gatshëm të flijohen në vdekje për jetësim të idealit. Nuk ka zërim aq të zëshëm, duartrokitje aq shurdhuese, lëvdata aq përkëdhelëse që do mund të ndalojnë pyetjen që si hije turpi dhe poshtërimi do buçet në mendjen e udhëheqësit të penduar të UÇK-së: A ishte lufta për ardhmërinë e fëmijëve në Çashkë, Veles, Manastir, Prilep, Krushevë apo për farefisninë e familjeve të zyrtarëve të përjetshëm të BDI-së?

Prandaj, e vetmja simbolikë e emërimit të Talat Xhaferit, është ajo që sikur në vitet 1986, ashtu edhe në këtë vit 2024, emërimi i vjen si fund i karrierës së tij, fund i një kaptine të palavdueshme historike dhe rilindjes së shqiptarëve kundër falco-rilindasve të mashtrimeve komuniste dhe intrigave anti-shqiptare. Fundi i tyre, kështu tingëllon:

Abaz Gjuka, ç’ka fitove.

Faqe të zezë e par pishtole.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Limaj zbulon marrëveshjen me Kurtin për kryetar Kuvendi dhe sfidat e bllokadës

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zbuluar detaje intriguese rreth takimeve të tij me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke shënuar një...

Ilire Dauti ironizon ashpër Taravarin: “Unë BDI nuk u bëra, por ti horr para botës po”

Shkup, Qershor 2025 – Deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, ka reaguar me tone të forta dhe ironike ndaj një prej bashkëthemeluesve të...

Haxhiu thotë se Kurti i ka votat, por nuk shpjegon pse nuk po ja jep asaj për Kryeparlamentare

E propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Albin Kurti i ka votat e nevojshme për...

Këshilltari i LB-Bervenicë, Abep Nuhi braktis Lëvizjen Besa i bashkohet Arben Fetait

Kryetari i nëndegës së Lëvizjes Besa në Meletinë, Abep Nuhiu sot është parë në takimin e Arben Fetahut me strukturat e “ASH-së” në komunën...

Tradhtarët kurrë s’duhet dëgjuar se si kanë tradhtuar” – Pendesa e vonë e Taravarit nuk fshin dëmin

Prishtinë, Qershor 2025 – Analisti politik nga Kosova, Avni Arifi, ka reaguar ashpër pas një deklarate të fundit të liderit të VLEN-it, Arben Taravari,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu