“Lëmsh” me përkthimin e fjalimit të kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi

Kaos me fjalimin e kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi gjatë konferencës për shtyp me homologen nga Shqipëria, Elisa Spiropali. Gashi, fillimisht i uroi mirëseardhje Spiropalit në shqip, ndërkaq vazhdoi fjalimin në maqedonisht.

“Mendoj se kjo është e mundur, duke pasur parasysh se shoqëritë tona po zhvillohen edhe më shumë dhe ka më shumë vullnet politik dhe hapësirë për intensifikimin e bashkëpunimit”, tha Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit të RMV-së.

Gashi, i jep shenjë përkthyesit, duke e lënë të nënkuptohet që të vazhdojë me përkthimin në shqip, të asaj që ai e tha në maqedonisht. Por, përkthyesi siç duket nuk e ka kuptuar. Ai, lërë që nuk e përkthen në shqip, por vazhdon fjalimin, të cilin Gashi ende nuk e kishte thënë në maqedonisht.

Gashi, vazhdoi fjalimin më pas në maqedonisht, ndërkaq përthyesi në shqip. Por, si duket, Gashi, i irrituar nga përkthyesi për një moment fillon e përkthen vetë.
Gashi vazhdoi më pas në maqedonisht, ndërsa pjesët në vazhdim ia besoi sërish përkthyesit.

“Patjetër duhet të vazhdojë ndërtimi i rrugëve, lidhjeve energjetike dhe hekurudhore ndërmjet dy vendeve tona në kuadër të Korridorit VIII duhet të vazhdojë gjithashtu me synimin për një shkëmbim më të madh të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve për të cilat ka një potencial të madh”, u shpreh Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit të RMV-së.

Pas lëmshit të krijuar, Gashi krejt në fund fjalimin e vazhdon në shqip, ndërkaq përkthyesi në maqedonisht.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Si një i afërm i Hitlerit”: Erdogan shpërthen ndaj Netanyahu-t

Rexhep Tajip Erdogan e quan sulmin e Izraelit në Katar javën e kaluar 'një sfidë të hapur ndaj rendit dhe ligjit ndërkombëtar' Presidenti turk Rexhep...

Rubin: Clinton u impresionua nga sjellja e Thaçit gjatë luftës

James Rubin ka deklaruar se ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Bill Clinton, i kishte bërë shumë përshtypje sjellja e Hashim Thaçit. Rubin...

Si avulluan premtimet e vredistëve?

Po bëhet afro një vit e gjysmë qëkur vredistët e Severnës proklamuan me bujë duke ngritur rrëmet njerëzish anembanë "državës" për ndryshimin e jashtëzakonshëm...

Trump kritikon Europën për sanksionet ndaj Rusisë: Nuk janë mjaftueshëm të ashpra

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kritikuar ashpër sanksionet e vendosura nga vendet evropiane ndaj Rusisë, duke i cilësuar ato si të...

Imrane Veliu Aliu kandidate për këshilltare në Çair: Do të jem zëri i qytetarëve në organet vendimmarrëse

Imrane Veliu Aliu është një ndër kandidatet për këshilltare në komunën e Çairit, nga radhët e AKI-së. Ja biografia e plotë e saj: Unë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu