LDK e PDK përplasen për Rugovën edhe 18-vjet pas vdekjes së tij

Këtë vit janë bërë saktësisht 18-vjet kur Ibrahim Rugova vdiq, por dy partitë më rivale në vend Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës së fundmi janë ‘kapur’ për ish-presidentin e ndjerë.

Konkretisht nga distanca janë përplasur kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti.

E gjitha ka nisur pasi ky i fundit ka thënë se kanë qenë pesë zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në krye me Ibrahim Rugovën që i kanë kërkuar presidentit amerikan, Bill Clinton, që të mos e njoh UÇK-në.

“Ka pasur përpjekje shumë të mbrapshta të institucioneve të Kosovës që kanë shku në Uashington te presidenti Clinton i kanë kërku që të mos e njohin UÇK-në”, tha Haliti tre ditë më parë në emisionin Pressing në T7.

Emrat e tyre nuk i tregoi Haliti, por gazetari Baton Haxhiu.

“Kanë qenë Ibrahim Rugova, Pajazit Nushi, Bujar Bukoshi, Veton Surroi, Fehmi Agani”, ka thënë Haxhiu në emisionin e njëjtë.

Nuk ka vonuar shumë dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar duke thënë se bëhet fjalë për kundërshtarë ideologjik të Ibrahim Rugovës të cilët kanë averzion ndaj projetktit të ish-presdientit, projekt që sipas tij është fitimtar.

“Si deklaratë është skandaloze, dhe si dëshmi historike është e pa relevancë, por si mjet analitik është shumë e rëndësishme. Sepse bëhet fjalë për kundërshtarët ideologjik të Ibrahim Rugovës që kanë një averzion ndaj projektit të tij dhe faktit që projekti i tij është fitimtar, pra projekti i Ibrahim Rugovës, i një Kosove të pavarur, sovrane, të anëtarësuar në NATO dhe BE”, kishte thënë Abdixhiku si kundërpërgjigje ndaj Halitit e Haxhiut.

I pyetur se për kë e ka fjalën, Abdixhiku kishte thënë se Xhavit Haliti dhe Baton Haxhiu janë të një shkolle.

“Ata dy nuk i dalloj shumë janë një shkollë”, ka thënë ai.

Kësaj deklarate të kreut të LDK-së sot i është kundërpërgjigjur deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, i cili ka shkruar në një postim në Facebook se Lumir Abdixhiku po kërkon të bëhet rugovian pa e njohur siç duhet shkollën dhe Rugovën, shkruan Reporteri.net.

“Lumiri që e ka postin falas, kërkon të bëhet rugovian, pa njohur siç duhet as doktrinën dhe as vetë Rugovën! Nejse, ka kohë të mësojë shumë gjëra, përfshirë edhe atë se historia as nuk pritet me gërshërë dhe as nuk mbulohet me “make up”! Erën e plumbave e ngatërron me erën e qumështit, por i ri është, do të mësojë!”, ka shkruar Haliti.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rami Mislimi: Tetova po çlirohet – urime kryetar, faleminderit kryeminisitër Mickovski!

Rami Mislimi Çdo investim duhet mbështetur dhe përshëndetur. Çdo rrugë që hapet, çdo shkollë apo çerdhe që ndërtohet për të mirën e qytetarëve, meriton të...

Avni Qahili emërohet drejtor i parë shqiptar i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut

Avni Qahili është emëruar drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që merr...

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu