Largimi i Ballistëve nga tribuna, MPB thotë se e bëri delegati

Edhe pse nga KF Shkëndija thonë se nuk ka pasur vendim nga delegati për dëbimin e Ballistëve nga tribuna në ndeshjen Shkëndija dhe Brera, por siç thonë, për këtë ka vendosur policia, këtë e mohon MPB-ja. Në një përgjigje me shkrim për TV21, MPB thotë se, delegati kërkoi që tifozët të hiqnin flamurin e vendosur gjë që këta të fundit refuzuan dhe u larguan vetë, pa ndërhyrjen e policisë, shkruan TV21.

“Ju njoftojmë se policia nuk ka marrë vendim për largimin e tifozëve mysafirë “Ballistët” nga tribunat. Konkretisht, pasi delegati kërkoi që tifozët të hiqnin flamurin e vendosur, sepse me vendosjen e tij kanë kryer një shkelje sipas nenit 3, paragrafi 1, alineja 3 e Ligjit për parandalimin e dhunës dhe sjelljes së papërshtatshme në ndeshjet sportive, tifozët e refuzuan këtë kërkesë dhe më pas u larguan vetë nga vendi, pa ndërhyrjen e policisë, ndërsa një grup më i vogël tifozësh mbeti për të ndjekur ndeshjen”, thotë MPB për TV21.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

BDI shkarkon Blerim Bexhetin dhe emëron Rina Ajdarin si kordinatore të grupit parlamentar

Pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet lokale në komunën e Sarajit, ku koalicioni Aleanca për Integrim Kombëtar (AKI) nuk arriti të sigurojë fitore, partia...

Nga kulmi i lavdisë te plagët e tradhtisë: Historia e Haqim Ramdanit!

Nga:Rami Mislimi Deri dje pothuajse i panjohur jashtë kufijve të Bërvenicës, Haqim Ramadani arriti të bëhet një nga emrat më të përfolur të zgjedhjeve...

Vuçiq: Jemi në kërkim të dy snajperistëve në Beograd, nuk e dimë se për çfarë qëllimi kanë ardhur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi mbrëmë se shërbimet e sigurisë janë në kërkim të dy snajperistëve në Beograd, pa specifikuar se cili mund...

Raport i Komisionit Evropian: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka bërë ndryshimet kushtetuese

Nuk ka hapa konkretë nga Maqedonia në procesin eurointegrues, thuhet në Raportin e Komisionit Evropian për progresin e vendit, përcjell TV21. Në të theksohet...

Haqim Ramadani: Do ti nxjerri pazaret e pista të partive shqiptare që shitën Bërvenicën

Kandidati për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Haqim Ramadani, ka reaguar ashpër pas përfundimit të raundit zgjedhor, duke akuzuar disa parti shqiptare për, siç...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu