Lamine Yamal ka barazuar rekordin e jashtëzakonshëm që Ronaldo e ka mbajtur për 20 vite

Lamine Yamal ka barazuar një rekord të jashttëzakonshëm të Cristiano Ronaldos gjatë fitores me rezultat 4-1 të Spanjës ndaj Gjeorgjisë në Euro 2024. Sensacioni spanjoll ka luajtur një rol kyç për ekipin e Luis De La Fuentes në Euro 2024, dhe “Furia e Kuqe” tani ka mbetur ekipi i vetëm me rekord 100 për qind të fitoreve. Ata pësuan gol pas vetëm 18 minutave, me mbrojtësin Robin Le Normand që pa dashje shënoi në rrjetën e portës së tij.

Megjithatë Spanja u kundërpërgjigj shpejtë duke barazuar rezultatin përmes Rodrit i cili shënoi nga një distancë e konsiderueshme për 1-1. Golat nga Fabian Ruiz, Nico Ëilliams dhe Dani Olmo në pjesën e dytë kompletuan rikthimin e Spanjës, të cilët kishin 36 goditje në portë gjatë ndeshjes.

Ani pse në fund Rodri mori çmimin “Lojtari i Ndeshjes”, vëmendja ishte tek 16-vjeçari Yamal i cili ishte në qendër të shumicës së rasteve që Spanja i krijoi për gol. Ai asistoi tek goli i Fabian Ruiz në pjesën e dytë, duke barazuar kështu një rekord që Cristiano Ronaldo e kishte mbajtur për 20 vite.

Ky ishte asistimi i tij i dytë në këtë garë, që do të thotë se ylli i Barcelonës sipas OptaJoe, është bërë adoleshenti i parë i cili asiston në të paktën dy gola në Kampionatin Evropian që prej se Ronaldo e bëri këtë për Portugalinë në Euro 2024.

Ish-legjenda e Real Madridit ishte 19-vjeçar kur e arriti këtë rekord që do të thotë se Yamal është bërë lojtari më i ri në histori të Kampionatit Evropian që e arrin këtë rekord. Gjatë ditëve të fundit ishte raportuar se Yamal është lidhur me një transferim tek PSG-ja për 250 milionë euro, megjithëse Barcelona nuk e ka në plan ta lejojë largimin e tij./Telegrafi/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm- “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm – “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë Pritjet e gjata dhe kolonat kilometrike në kufirin e Bllacës...

Çairi me jehonë prej 12,08%, Saraji 8,77%! Deri në ora 17:00, dalja për Qytetin e Shkupit është dukshëm më e ulët se në raundin...

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftojnë se jehona e votuesve deri në ora 17:00 në Qytetin e Shkupit është 28,52%, përcjell TV21. Nëse e...

AKI-ja në ora 19:00 live me Arbër Ademi

Aleanca Kombëtare për Integrim njofton se sonte do të mbahet një konferencë për media me Arbër Ademi. Ngjarja do të fillojë në orën 19:00...

KSHZ: Deri në ora 17:00, jehona e votuesve është 39,28%

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftuan se deri në ora 17:00 , në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale kanë votuar 279,241 qytetarë, ose...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu