Lamine Yamal i jep fund lidhjes me modelen 10 vjet më të madhe

Lamine Yamal vazhdon të ketë të gjithë vëmendjen te ai, me yllin 17-vjeçar të Barcelonës që vijon të shkëlqejë ndeshje pas ndeshje këtë sezon me katalanasit.

Gjithsesi, edhe mediat rozë duket se janë pas tij, të cilat kërkojnë të mësojnë më shumë rreth jetës private të adoleshentit spanjoll.

Pas ndarjes së bujshme nga Alex Padilla, të cilës iu publikua një video ku ndodhej e ulur në prehrin e një djali tjetër, Yamal gjeti ngushëllim menjëherë te një modele 10 vite më e madhe se ai.

Ata u kapën “mat” së bashku gjatë pushimeve të verës që sulmuesi po kalonte me miq të tij në një resort, teksa ky i fundit u fotografua teksa fërkonte modelen. Pas shumë kërkimeve, mediat arritën të zbulonin identitetin e saj, e cila ishte Jacqueline Ligero, një tjetër yll “TikTok”, përcjell tch.

Por duket se romancat nuk janë gjëja kryesore në mendjen e Yamal, i cili mësohet se i ka dhënë fund lidhjes jo të gjatë me 27-vjeçaren.

Të dy ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në “Instagram”, gjë e cila ka konfirmuar ndarjen e tyre.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Trumpi dhe presidenti i Sirisë do të takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të takohet me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, të hënën në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin e...

Bexheti: Përgjegjësia për rezultatin zgjedhor të BDI-së është te shteti, jo te Ali Ahmeti

Sekretari organizativ i BDI-së Blerim Bexheti në intervistën për Alsat theksoi që për rezultatin e BDI-së në zgjedhjet e fundit lokale nuk duhet të...

Abdixhiku: Konjufca të jetë i sinqertë me vetën dhe ta dijë që nuk e ka shumicën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, vlerëson se Kosova nuk mund të ketë më qeveri, e cila nuk e ka shumicën. “Jemi vonë,...

Kurti: Kam kërkuar lirimin e krerëve të UÇK-së nga Haga, i kam dërguar letër kryetares Trendafilova

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ndërsa ka kujtuar pesë vjetorin e arrestimit të ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po...

Kryetari i ri New Yorkut, Mamdani shfaqet duke bërë shqiponjën

Kryetari i ri New Yorkut, Zohran Mamdani është shfaqur duke bërë simbolin e shqiptarëve, shqiponjën. Foto e realizuar nga një fotograf shqiptar në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu