LAJMI I FUNDIT: Specialja ua vazhdon paraburgimin Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit edhe për dy muaj të tjerë.Me anë të dy vendimeve të ndara, më 13 janar 2025, trupi gjykues ka urdhëruar gjithashtu Zyrën e Prokurorit të Specializuar që të paraqes në mënyrë shkresore deri më 21 shkurt 2025 parashtrimin e saj për rishqyrtimin e ardhshëm të masës së paraburgimit për dy të akuzuarit, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Ashtu si për Krasniqin, edhe për Selimin, paneli ka arritur në përfundim se në këto momente nuk ka mjaftueshëm informacione që tregojnë se të akuzuarit mund t’i shmangen drejtësisë. Megjithatë, për të dy ekziston rreziku që të pengojnë përparimin e procedurave si dhe të kryejnë krime të tjera kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë edhe dëshmitarët.Në të dy vendimet, ZPS-ja ka parashtruar se nuk ka ndodhur asnjë ndryshim që nga vendimet e kaluara për vazhdimin e paraburgimit.
Në rrjedhën e gjithë kësaj, ZPS-ja ka argumentuar se paraburgimi për dy të akuzuarit mbetet proporcional.Megjithatë, paneli ka qenë i qëndrimit se asnjë nga kushtet e propozuara më parë dhe asnjë masë alternative nuk mund të menaxhojë në mënyre efektive rreziqet ekzistuese në lidhje me të akuzuarit përveçse mbajtja e tyre në objektin e paraburgimit.
“Në dritën e të gjithave këtyre, Paneli gjen se rreziku i pengimit të procedurave dhe kryerjes së krimeve të tjera mund të menaxhohet vetëm në këtë fazë të procedurave, nëse z. Krasniqi mbetet në objektet e paraburgimit të DhSK-së. Në këto rrethana, Paneli gjen se nuk ka masa alternative që mund të menaxhojnë mjaftueshëm rreziqet në përputhje me Nenin 41 (6) (b) (ii) dhe (iii)”, thuhet në vendim për Krasniqin, e ngjashëm edhe për atë të Selimit.Si rrjedhojë, trupi gjykues ka urdhëruar vazhdimin e paraburgimit për Krasniqin dhe Selimin edhe për dy muaj të tjerë.
Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.
Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët nuk janë lodër në duart e Mickoskit” – Reagon fuqishëm Hoxha nga Struga

“Shqiptarët nuk janë lodër në duart e Mickoskit” – Reagon fuqishëm Hoxha nga Struga “Shqiptarët nuk janë lodër në duart e Mickoskit” – Reagon fuqishëm...

Trump miraton dërgimin e mbi 3 mijë raketave ERAM për Ukrainën

Quhet shpesh si “raketa tre-në-një” për shkak të aftësive të saj anti-ajrore, anti-raketë dhe anti-anije Administrata Trump ka miratuar këtë javë shitjen e 3 mijë...

Mexhiti akuzon ish pushtetin: Po hapim Deren e parkingut nëntoksor të Muzeut në Çarshi të mbyllur me dekada!

Izet Mexhiti: E hapëm derën e mbyllur për dekada të parkingut nëntokësor tek Muzeu, duke vënë në funksion një hapësirë të rëndësishme që do...

Ndjekje me armë si në filma në autostradën Tiranë-Durrës: Plagoset një grabitës, tjetri kapet nga Policia

Autorët qëlluan mbi efektivët gjatë ndjekjes – Policia u kundërpërgjigj me zjarr Një ndjekje e armatosur ndodhi rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm në...

Murati, Nagavci e Basha dështojnë të zgjidhen në krye të Kuvendit të Kosovës

Asnjë nga kandidatët e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje nuk arrin të sigurojë 61 votat e nevojshme për t'u zgjedhur në postin e kryetarit të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu