Labi fotografohet me Abazoviqin në Ulqin, ja çka thotë për të

Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një moment të veçantë nga një mbrëmje e kaluar në qytetin bregdetar të Ulqinit.

Në një fotografi të publikuar së fundmi në Instagram Story, ai shfaqet përkrah politikanit shqiptar nga Mali i Zi, Dritan Abazoviq – ish-kryeministër i vendit.

Të dy shihen të buzëqeshur dhe të përqafuar, duke reflektuar një atmosferë miqësore dhe respekti të ndërsjellë gjatë një ahengu të përbashkët në Ulqin, qytetin me histori të lashtë shqiptare.

“Një foto e bukur në këtë natë, në Ulqinin e dashur me histori mijëra vjeçare. Me nder dhe respekt pranë politikanit të zot dhe shqiptarit të shquar, ish-kryeministrit të Malit të Zi, Dr. Dritan Abazoviq. Respekte për të gjithë ju nga ne!”, ka shkruar Labin mbi fotografinë e publikuar.
Ky postim ka marrë vëmendje të madhe në rrjete sociale, jo vetëm për karakterin e tij miqësor dhe patriotik, por edhe për rëndësinë që mbart lidhja dhe bashkëpunimi mes figurave publike shqiptare në rajon.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

SHBA vendos sanksione për kompanitë ruse/Washingtoni: Shkak, refuzimi i Putin për t’i dhënë fund luftës

Departamenti Amerikan i Thesarit ka njoftuar sanksione të reja që synojnë dy kompanitë më të mëdha të naftës ruse – Rosneft dhe Lukoil –...

Ramadani: AKI është koalicioni fitues i votës shqiptare, kemi 23 mijë vota më shumë se VLEN-i

Ish-kandidati i koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim për komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, tha se koalicioni ku ai garonte e fitoi votën shqiptare dhe...

Krenar Lloga pyet: Pse VLEN nuk bëri thirrje të votohet kandidati shqiptar në Butel dhe pse në Lubeten shkuan vota për “listën serbe”?

“Një nga momentet më të shëmtuar është se lista serbe ka marrë 400 vota dhe kjo na turpëron të gjithëve ne”, kështu tha Krenar...

Krenar Lloga sfidon VLEN-in: Bujrum, shkojmë në zgjedhje

Krenar Lloga në studion e “Hajde flasim” në TV21, ka sfiduar koalicionin VLEN duke u kërkuar që të dalin në zgjedhje. Lloga tha se...

Shoferët për mbeturinat munguan në punë, drejtori Rrustemi: Dyshohet për lojë politike

Sabahadin Rustemi, drejtor I Higjienës Komunale, në një prononcim pët televizionin Alsat-M tha se aktivitetet e ndërmarrjes publike kryhen në përputhje...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu