Ky është tetovari me dy fakultete të kryera në Danimarkë

Shqiptarët që janë në mërgim gjithnjë e më shumë po na bëjnë krenarë si komb. Gjithandej nga jetojnë dhe veprojnë në shtetet e zhvilluara, gjeneratat e reja po integrohen në sistemet e shteteve të cilët shohin potencial tek kuadrot shqiptare.Tashmë shqiptarët nuk janë vetëm puntorë krahu por janë edhe kuadro të shkolluar që kontribuojnë dhe do të kontribuojnë në vendet ku u është dhënë hapësirë.Por, pa harruar asnjëherë prejardhjen e tyre se nga janë, nga vijnë, cilit komb I takojnë. I tillë është edhe rasti i tetovarit Halit Ahmeti, me prejardhje nga fshati Kopanicë i rrethinës së Tetovës. Ai ka lindur në Danimarkë në vitin 1992, ku edhe ka kryer shkollimin e tij, atë fillor të mesëm dhe ajo që është më e kryesorja dhe e rëndësishme se Halit Ahmeti, ka kryer dy fakultete, thonë familjarët e Halitit për Televizionin Koha. Fillimisht ai ka kryer fakultetin e shkencave politike.Por,kjo nuk I mjaftoi.Edhe pse ai në moshë të re mbeti pa babain, vazhdoi rrugëtimin e tij në arsim.Regjistroi dhe përfundoi me sukses edhe fakultetin e dytë, pra fakultetin juridik,ndërsa dje ka kryer edhe studimet Master.Krejt ky sukses është falë sakrificës së nënës së tij e cila sot është krenare me djalin e saj.Shpresojmë që ky kuadër edhe në të ardhmen do të vazhdojë të arrijë suksese edhe më shumë duke na bërë krenarë neve si poopull dhe familjen e tij.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Balje pasi i bashkohet AAK-së në Kuvend: S’kam votë për LVV-në

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka arritur të formojë Grupin e saj Parlamentar në Kuvendin e Kosovës, falë bashkëpunimit me deputeten Duda Balje,...

‘Qyp zagar’ – Debati mes Krakit dhe Ollurit eskalon në grushte (VIDEO)

Emisioni Pressing në T7 është ndërprerë pak minuta pasi ka nisur sepse në studio ka eskaluar debati mes deputetit të Listës Guxo Nezir Kraki...

Rikonstruimi eventual i Qeverisë, nesër krerët e VLEN-it takohen me Mickoskin

Krerët e koalicioni VLEN nesër do të takohen me kryeministrin Hristijan Mickoski për të diskutuar rreth emrave dhe resorëve në prag të rikonstruimit të...

Futbollisti i Andorrës: Me Shqipërinë do luajmë si të ishim në finale! E kam porosi nga shokët serbë

Futbollisti i kombëtares së Andorrës, Erik Vales, ka dhënë një deklaratë ku premton se ai dhe bashkëlojtarët e tij do të japin gjithçka në...

Urrejtja e Janevskës ndaj gjuhës shqipe !!!

Telashet e Bilit nga ndërhyrjet e eprorëve të tij nuk kanë te sosur, "ku në një ngjarje për arsimin të mbajtur në Tetovë,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu