Ky është personi që mbeti i vdekur pas therjes me thikë në Kosovë

Një konflikt i çastit përfundoi në mënyrë tragjike në Zllakuqan të Lipjanit. Një 57 vjeçar mbeti i vrarë pas therjes me thikë në një konflikt mes fqinjve në këtë fshat. Insajderi merr vesh se viktima është Agim Zani.

Rastin tragjik e ka bërë të ditur për Insajderin zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo ka thënë se sipas informacioneve të para, dyshohet se si pasojë e një mosmarrëveshje ka rezultuar me plagosje mes dy personash. Njëri nga të lënduarit, sipas Ahmetit, ka vdekur kurse tjetri është dërguar për tretman mjekësor.

“Njëri nga personat e lënduar ka vdekur, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për tretman mjekësor. Vdekjen e viktimës mashkull, rreth 57 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF në Magure”, njofton Ahmeti. Për rastin, janë arrestuar dy persona. Insajderi merr vesh se viktima është Agim Zani.

Burime të Insajderit bëjënë me dije se njëri nga dy të dyshuarit në këtë rast është Skënder Krasniqi, i njohur për autoritetet, pasi që në mars të këtij viti kishte sulmuar drejtorin e shkollës fillore “Kadri Beba” në Ribar Të Madh, Nehat tërpeza. /Insajderi.org/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Depërtimi i “botës serbe” me protagonistë shqiptarë!

Megjithse vredistë po shfajësohen për lidhjet e tyre me "srpski svijet", pasi thonë se ata nuk e sollën "botën serbe" por e gjetën...

Zyrtarizohet lista e VLEN për Komunën e Çairit: Kandidat Izet Mexhiti, bartës liste po ashtu nga LD

Pas debatit të ndezur për listën e VLEN në Shkup, tashmë ka dalë edhe lista për Komunën e Çairit, një nga bastionet kryesore të...

SKANDALOZE: Kuadri i VLEN-it nënshkruan marrëveshje me “Republikën Srpska”

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditët e fundit në Shkup. Nehat Mustafa, kuadër shqiptar i koalicionit qeveritar VLEN, në cilësinë e drejtorit të...

Kur Meidani nga Tirana apelonte për mençuri dhe largpamësi në Rambuje

Albanian Post ka arritur të sigurojë letrën që Meidani u pati dërguar delegatëve shqiptarë të Kosovës në Rambuje, me detajet tepër largpamëse për kohën Në...

Pakënaqësi në LD për listën e VLEN në Shkup: “Bastioni ynë, por të tjerët përfitojnë”

Në rrjetet sociale po qarkullon një foto e listës së kandidatëve të koalicionit VLEN për Qytetin e Shkupit, e cila ka ndezur debate dhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu