Kuvendi me 88 vota miratoi Ligjin për riorganizimin e ministrive, deputetët e Aleancës për Shqiptarët nuk e votuan

Me 88 vota “pro”, 22 “kundër” dhe asnjë “abstenim”, Kuvendi miratoi Ligjin për riorganizimin e organeve të administratës shtetërore, gjegjësisht të ministrive.

Propozues i ligjit ishte kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili është edhe mandatar për përbërjen e qeverisë së re, përcjell INA.

Deri në orën 02:30 të mëngjesit ka zgjatur debati për miratimin e ligjit me të cilin Qeveria do të ketë 20 ministri në vend të 16 ministrive të mëparshme.

Propozimi u kritikua ashpër nga deputetët e LSDM-së dhe të Majtës.

Deputeti dhe kryetar i LSDM-së në dorëheqje, Dimitar Kovaçevski në fjalimin e tij tha se Ligji nuk është sjellë për të rritur efikasitetin e organeve të administratës shtetërore, por për shkak të pazareve politike.

Amar Mecinoviq nga Levica theksoi se ekspertët dhe akademikët nuk janë të përfshirë në ndryshimin e një ligji të tillë sistemik.

Koalicioni i udhëhequr nga BDI shprehu mbështetjen për projektligjin.

“Propozimi i mandatarit Mickoski është bartje e kompetencës nga një institucion në tjetrin dhe mund të ketë logjikë për efikasitet. Por ne e vlerësojmë që një ndërhyrje e tillë duhet të konsiderohet seriozisht, por këtë do t’ia lëmë kohës nëse do të arrihet një efikasitet i tillë”, tha koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Blerim Bexheti. Ky propozim-ligj nuk u votua nga deputetët e ASH si pjesë e Frontit Evropian.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Krejt Serbia iu ka tutë familjes Jashari”, Ludo Lee flet me admirim për heroin e Kosovës

Ludo Lee ka folur me admirim për figurën e Adem Jasharit. Në një diskutim me Edin, ai tha se “krejt Serbia iu ka tutë familjes...

“Duhet të ndalojmë…”- Skena intime në BBVK, Edi ngre Bia Khalifan dhe vendos kokën tek…!

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e urës së dytë mbi Ibër, e cila është e destinuar vetëm për këmbësorë. Ai...

“Njerëz pa aktakuza”, premtimi i dikurshëm që Kurti tash nuk ‘guxon’ ta premtojë

Nuk do të kemi në qeveri ministra me aktakuza”, është një nga frazat e përdorura në të kaluarën nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin...

SPAK nuk e lejon Erion Veliajn të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Tiranës

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka refuzuar kërkesën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, që kryetari Erion Veliaj të marrë pjesë fizikisht në...

Putin i quan liderët evropianë “derra të vegjël”! Thotë se qoftë me luftë apo diplomaci, Rusia do t’i arrijë qëllimet territoriale në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin sulmoi ashpër të mërkurën udhëheqësit evropianë, duke i përqeshur ata si “derra të vegjël”, dhe tha se Rusia do t’i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu