Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shpallë kadidtaurën për kryetar të LDK-së.
“Pas dorëheqjes së Kryetarit Abdixhiku për shkak të rezultatit të fundit zgjedhor, ju njoftoj se në mbledhjen e Kuvendit të LDK-së të datës 31 janar 2026 do të kërkoj besimin tuaj për t’i prirë Lidhjes Demokratike të Kosovës”, thuhet mes tjerash në njoftimin e tij.
Vlen, të përmendet se Lumir Abdixhiku ka ofruar dorëheqjen por po pret që dorëheqja e tij të kalojë nëpër struktura të LDK-së. Madje, vet Abdixhiku njoftoi se më 31 janar do të mbahet mbledhja e LDK-së.
Ai ka theksuar poashtu se LDK nuk i frikësohet anëtarësisë, votës apo garës, duke rikujtuar se vendimet gjithmonë janë marrë në Kuvend, hapur, me debat dhe me shumicë.
Anëtarja e LDK-së, Shqipe Pantina, në një prononcim për “Bota sot”, thotë se Kuvendi i së shtunës nuk është zgjedhor, por fillimisht do të miratohet dorëheqja e Abdixhikut dhe më pas do të hapet gara për kryetar të ri.
Ajo e vlerëson pozitiv interesimin për udhëheqjen e LDK-së dhe shpreson në më shumë kandidatura e një garë me respekt dhe platforma të qarta.
“Po sot në media pashë se Avdullah Hoti ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të LDK-së. Megjithatë, me sa di unë, Kuvendi i së shtunës nuk është zgjedhor. Në atë Kuvend fillimisht do të diskutohet dhe aprovohet dorëheqja e Abdixhikut, e më pas do të hapet gara për kryetar të ri.
Sidoqoftë, është pozitive që ka interesim brenda LDK-së për të synuar kreun e partisë. Uroj të ketë edhe kandidatura të tjera dhe që e gjithë gara të zhvillohet në një frymë respekti, ku kandidatët të prezantojnë platformat e tyre për mënyrën se si do ta kthejnë LDK-në në parti fituese” – deklaron ai.
