Kush mbështet Taravarin, kush Selën? Vendimi i kryetarit nxori në pah qëndrimet e zyrtarëve të ASH-së

Pas kumtimit të vendimit të Arben Taravarit si kryetar i ASH-së që në zgjedhje të dilet me opozitën shqiptare LEN, vërshuan reagimet e bashkëpartiakëve, nga organet më të larta të ASH-së e deri në bazë. Qëndrimet janë të ndara, ashtu siç disa herë kishte raportuar TV21 deri më tani, se në këtë parti ka mendime të ndryshme se si të dilet në zgjedhje, ndonëse në vazhdimësi mohohej nga zyrtarët e kësaj partie.

Kush mbështet Taravarin, kush Selën? Vendimi i kryetarit nxori në pah qëndrimet e zyrtarëve të ASH
Ndër të parët që kundërshtoi vendimin e Taravarit, është sekretari gjeneral i partisë, njëherit ministër, Krenar Lloga duke i bërë thirrje Kuvendit Qendror ta respektojë vendimin e Kryesisë Qendrore që ASH të dalë e vetme në zgjedhje. Pas Llogës, me kundërshtim doli ish-kryetari i partisë, tani Kryetar i Kuvendit Qendror Ziadin Sela, duke e quajtur statusin e Taravarit në FB akt qyqar për të cilin duhet të japë llogari para partisë.

E pas vendimit të Taravarit dhe reagimit të Selës e Llogës, gjithçka u bë e qartë se kush kë e përkrahë.

Fillojmë me nënkryetarët. Elmi Aziri, njëherit edhe deputet, shkoi se është “i çuditshëm komunikimi i Kryetarit të partisë përmes rrjeteve sociale dhe se i vetmi Vendim i Kryesisë së partisë është që Aleanca duhet të del e vetme në zgjedhje!”. Nënkryetarja tjetër, po ashtu deputete, Ilire Dauti, në të njëjtën linjë. I shkroi Taravari “JO, faleminderit! Lirinë e vendimmarrjes së anëtarësisë nuk e këmbejmë me asgjë”, duke shtuar se “I vetmi propozim që ka kaluar në Kryesi të cilin edhe vetë e keni votu është: Aleanca për Shqiptarët te dalë e vetme në zgjedhje”. Për dallim prej këtyre dy nënkryetarëve, e treta ka qenë e heshtur në rrjetet sociale. Bujare Abazi nuk shkroi asgjë, por të vetmin reagim që ka bërë është “Pëlqimi” në postimin e Taravarit në Facebook.

Sekretar Organizativ, Isen Shabani, shkroi se “ASH nuk ka shqyrtuar asnjë kërkesë në organet e saj partiake në lidhje me koalicionet parazgjedhore”, ndërsa i bëri thirrje Kuvendit “që të përmbaj propozimin unanim të Kryesisë i cili është: Aleanca për Shqiptarët të dalë e vetme në zgjedhjet parlamentare 2024!”.

Sa u përket ministrave të ASH-së, ai i shëndetësisë Fatmir Mexhiti nuk ka shkruar asgjë, por vetëm e shpërndau statusin e Taravarit në Facebook, duke lënë të kuptohet se e mbështetë. Më kreativ ishte ministri i shoqërisë informatike, Azir Aliu. Foli me gjuhën e kodimit, duke shkrua se “ne mbështesim plotësisht liderin tonë” dhe në fund përmend “përditësimi i sistemit u kompletua”. Zëvendësministri i mbrojtjes Tiron Jajaga shkroi se “një subjekt që u ngrit me shumë mund dhe sakrificë, me djersë e gjak, nuk mund të anashkalohet e nuk mund të përdoret si pronë private”. Kolegia e tij në bujqësi, Vjollcë Berisha nuk ka komentuar asgjë, por ama e ka pëlqyer këtë shkrim të Jajagës.

Deputetët e ASH-së po ashtu të ndarë në atë se kë mbështesin. Halil Snopçe ka shpërndarë në Facebook qëndrimin e Taravarit, por s’ka komentuar kund gjë. Kolegu i tij Remzi Mehmedi shkruan se “vendimet e ASH-së ashtu si deri dje edhe nga nesër do të merren në organet e Aleancës dhe se çdo tentativë tjetër nga cilido qoftë do të ngelin tentativa dështuese dhe dëshpëruese”! Dy deputetët e tjerë, Atnan Neziri dhe Abdulla Saliu nuk kanë bërë asnjë reagim në rrjete, ndërsa Artina Qazimi ka shpërndarë statusin e Selës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mislimi: anketa e rreme ka dalë nga zyra e Lëvizjes BESA, pa lejen dhe miratimin e liderëve të VLEN-it.

Gazetari Rami Mislimi ka zbuluar se kush e ka porositur anketën e VLEN-it, e realizuar gjoja nga IHC por që rezultoi e rreme, njofton...

Kurti dhe Limaj takohen, s’dihet nëse kanë arritur ujdi për krijimin e institucioneve

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe udhëheqësi i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, janë takuar të shtunën, më...

Delegacion nga komuniteti Druz nga Siria🇸🇾 në Tel Aviv, përpiqet t’i puthë dorën presidentit izraelit🇮🇱

Një grup përfaqësuesish nga komuniteti Druz në Siri ka realizuar një vizitë të rrallë në Izrael, në kuadër të një takimi që, sipas burimeve...

Mbyllet autostrada Shkup–Tetovë në të dy drejtimet, qytetarët të përdorin rrugën rajonale

Autostrada Shkup–Tetovë është mbyllur në të dy drejtimet, ka bërë të ditur drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov. Për shkak të situatës...

Çmimi i cigareve në qiell, paralajmërohet rritje enorme

A mundet një titull Komisioni Evropian ka në plan të angazhohet për taksa më të larta mbi produktet e duhanit. Industria e duhanit paralajmëron...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu