Kurti thotë se buxheti për vitin 2025, është buxhet për familjet

Në Kuvendin e Kosovës ka filluar shqyrtimi i parë i Projektligjit për Buxhetin e Kosovës për vitin 2025.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë para deputetëve se buxheti për vitin 2025 është rritur për rreth 9% më i lartë se viti i kaluar.

“Kam nderin të bëhem kryeministri i parë që prezanton buxhetin e katërt për ta shënuar kështu edhe qeverinë e parë që e çon mandatin deri në fund. Buxheti për vitin është projektuar të jetë 3.6 miliardë euro. 9% më i lartë se i vitit 2024”, tha ai.

Ai theksoi se gjatë qeverisjes së tij bruto produkti vendor është rritur aq sa për herë të parë sa që sivjet do ta kalojë shifren prej 10 miliardë eurove. Kurse për vitin e ardhshëm pritet të shkojë përtej 11 miliardë euro.

“Karakteristikat tjera të buxhetit të vitit 2025 janë: Buxheti për paga dhe shtesa 13.85 për qind më i lartë, se në vitin 2024, ose 111.5 milionë euro; Buxheti për mallra dhe shërbime duke përfshirë edhe shërbimet komunale, është 3.2 për qind më i lartë se në vitin 2024; Buxheti për subvencione dhe transfere është 8.75 për qind më i lartë se në vitin 2024, e këtu luajnë rol masat e reja si pensionet, shtesat për fëmijë, rimëkëmbja ekonomike etj.; Buxheti për investime kapitale është 8.3 për qind më i lartë se në vitin 2024; Për këto vite të qeverisjes bruto produkti vendor është rritur aq sa për herë të parë sa që sivjet do ta kalojë shifren prej 10 miliardë eurove. Kurse për vitin e ardhshëm pritet të shkojë përtej 11 miliardë euro”, deklaroi ai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu