Kurti – shqiptarëve në Amerikë: Nëse para tri dekadave iu kemi thënë sakrifikoni, tash iu themi investoni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po e vazhdon qëndrimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Atje është takuar me organizata e diasporën shqiptare.

Ai i njoftoi edhe me politikat e qeverisë për diasporën, me qëllim përfshirjen sa më të madhe të saj në zhvillimin social dhe ekonomik. Ndër to u theksua Dritarja për Investime të Diasporës, përmes së cilës synohet t’i garantohen huatë e bizneseve me pronarë nga mërgata që duan të investojnë në Kosovë.

Me këtë rast ai u bëri ftesë atyre që të shohin mundësitë që ofron Kosova për investime dhe t’i shohin si mundësi për ta dhe për partnerët e tyre biznesor.

“Nëse para tri dekadave, juve të dashur bashkatdhetarë ju kemi thënë sakrifikoni për të kontribuar, tash ju themi investoni për të fituar”, ju tha ai të pranishmëve.

Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane “STRUGA” lindi si nevojë e komunitetit shqiptar, kryesisht nga Struga në New Jersey, të cilët e themeluan më 1977 me emrin “Fondi i Përbashkët Shqiptar”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rama takon mbretin e Jordanisë, vizita zhvillohet në kuadër të dialogut ndërfetar

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me mbretin e Jordanisë Abdullah II Bin al-Hussein. Me anë të një postimi në Facebook, Rama pasqyroi...

Ramush Haradinaj takim me veteranët e Luftës së Kumanovës: “Themelet e lirisë janë vendosur në beteja”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka ndarë sot një mesazh nga një takim i mbajtur me veteranët e Luftës...

Partitë në Kosovë i publikuan listat për deputet, kush u përfshi e kush mbeti jashtë

Partitë politike i kanë publikuar listat me kandidatë me të cilat do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme që mbahen më 28 dhjetor, raporton...

Tri kompani fantome të Serbisë në Kosovë gëlltisin qindra milionë euro: Skandal gjigant financiar i EPS-it!

Tri kompani të Elektroprivredës së Serbisë (EPS) – kompania shtetërore energjetike serbe – të regjistruara me seli në Kosovë, kanë borxhe që tejkalojnë gjysmë...

Ambasada zvicerane demanton pretendimet se Zvicra po kërkon 85 mijë punëtorë të huaj

Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka demantuar lajmet që kanë qarkulluar se shteti zviceran po kërkon 85 mijë punëtorë të huaj me paga që...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu