Kurti: Presidenti Rugova përfaqësonte politikat e tij brenda e jashtë, për liri, demokraci e pavarësi!

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kujtuar 34-vjetorin e Kushtetutës së Parë të Kosovës, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut, teksa tha se pikërisht më 7 shtator, sot, në Podujevë u zbulua shtatorja e presidentit të parë të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Kurti tha se fillimi i dekadës së fundit të shekullit të kaluar ishte i rëndë dhe i vështirë, por sipas tij, Dr. Gazmend Zajmi ishte në krye të hartimit të kushtetutës për mëvetësi me vetëvendosje.

“Anton Çetta i printe pajtimit të gjaqeve mes shqiptarëve; Adem Demaçi u kthye te populli i tij pas gjithsej 28 vite nëpër burgje; Dr. Ibrahim Rugova e udhëhiqte Alternativën për pavarësi me një rezistencë paqësore; Dr. Ejup Statovci ishte në krye të rimëkëmbjes së Universitetit të Prishtinës; Ukshin Hoti organizonte demonstrata popullore e shkruante për demokraci autentike; Akademik Rexhep Qosja dominonte debatet historike dhe frymëzonte rininë patriotike; etj”.

“E në fillim të asaj dekade, pasi ishin kthyer nga stërvitjet ushtarake në Shqipëri, Adem Jashari, Zahir Pajaziti dhe Sali Çekaj organizonin grupet e armatosura drejt formimit të UÇK-së. Qëndresa shoqërore që i parapriu protestave aktive studentore dhe luftës së lavdishme çlirimtare, kërkonte angazhim intelektual e kontribut qytetar, përkushtim kombëtar e nivel kulturor, vetëdije politike e afirmim ndërkombëtar”, shkroi Kurti.

Tutje, kreu i qeverisë tha se me fjalën e qetë dhe të urtë, me punën e vazhdueshme dhe të durueshme, Rugova përfaqësonte politikat e tij në Kosovë dhe jashtë saj, për liri, demokraci e për pavarësi.

“Kjo shtatore e Presidentit Ibrahim Rugova në Podujevë, e realizuar si vepër arti nga skulptori Gëzim Muriqi, e pasuron ikonografinë e shesheve tona publike në nderim dhe kujtim për të”, shkroi ai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

exit poll i “Europe Elects” Arsim Dalipi sipas të gjitha gjasave e mbyll nga raundi i parë

🗳️ EXIT POLL – ZGJEDHJET LOKALE NË STRUGË 2025 Sipas të dhënave të para të siguruara nga Europe Elects, rezultatet e exit poll-eve për zgjedhjet...

Në ditën e zgjedhjeve!

Me despotin e "Severnistanit" si do që të votoni o milet, kryekomunari është i joni dhe unë jam padroni në të kundërtën, i tërheq...

Exit Poll i Europen Elections: Bajram Rexhepi në epërsi të thellë në Tetovë , Bilall Kasami përballet me rezultat zhgënjyes!

Sipas një Exit Poll-i të publikuar nga “European Election”, kandidati i Aleancës për Shqiptarët, Bajram Rexhepi, del si fitues absolut në garën për komunën...

zv.ministri i i VLEN-n në Strugë reagon kundër Shaqirit, por për VMRO-në heshtin se i “shkarkojnë”

Jeton Shaqiri, ka reaguar ashpër ndaj strukturave të koalicionit VLEN dhe shefit të shtabit të tyre lokal, duke i sfiduar për qëndrimet selektive dhe...

Publikohen mesazhe të dyshimta nga një grup i VMRO-DPMNE-së në Çair: Thirrje për të votuar VLEN dhe fjalor ofendues ndaj shqiptarëve

Në rrjetet sociale po qarkullon një bisedë e dyshuar nga një grup komunikimi të lidhur me VMRO-DPMNE-në në Çair, ku disa anëtarë të grupit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu