Kurti për Serbinë: Është agresive dhe nevrike, por nuk na frikëson

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur Serbinë agresive dhe nevrike, por ka thënë se kjo e bën Kosovën më të kujdesshme e assesi të frikësuar.Në një deklarim për media pas inaugurimit të Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike, ai tha se Kosova ka paralajmëruar kaherë për rrezikun nga shtetet jodemokratike në rajon.

“Konfliktet nuk janë ndër-etnike. Nuk është dallimi etnik ai që shkakton konflikt, por është autokracia në Beograd e ndërlidhur me despotin në Moskë. Ne kemi paralajmëruar kaherë që shtetet jodemokratike edhe në rajonin tonë- jo vetëm në lindje të Evropës, janë me rrezik për sigurinë dhe paqen. Por, natyrisht që këtë gjë hollësisht dhe thellësisht, sikurse SHBA-ja nuk mund ta dijë askush. Ajo çfarë bëjmë ne është që përgatitemi maksimalisht me atë çka mundemi dhe dimë, andaj edhe përuruam këtë Qendër Shtetërore për Siguri Kibernetike për trajnime të cilat do të merren dhe do të ofrohen aty”- ka thënë kryeministri Kurti.

Gjatë vizitës në kazermën e FSK-së “Adem Jashari”, ai ka bërë të ditur se ka parë nga afër 15 kamionë, 5 prej të cilëve janë donacion.E gjitha, sipas tij, bëhet me qëllimin që integriteti territorial, sovraniteti e siguria e qytetarëve të jetë e pacenueshme.

“Pata nderin bashkë me komandantin e Sigurisë së Kosovës të shoh edhe këta 15 kamionë multifunskionalë të firmës gjermane që i kemi përfshirë tashmë në Forcën e Sigurisë së Kosovës. 10 prej tyre i kemi blerë me buxhetin e shtetit, 5 janë donacion. Pra ky është partneritet që po bëjmë. Edhe marrim donacion edhe blejmë në mënyrë që integriteti territorial, sovraniteti e siguria e qytetarëve të jetë e pacenueshme, pa dallim, pavarësisht kush e kërcënon atë. Ne e kemi pas të qartë që fqinj jonë verior është agresiv, është nevrik, mirëpo kjo na bënë të kujdesshëm, assesi të frikësuar”- ka deklaruar ai.
shteteve” – deklaroi kryeministri Kurti.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Këto janë personat e arrestuar në aksionin për evazion fiskal dhe fshehje tatimesh

NetPress ka mësuar identitetin e personave të arrestuar, si dhe të atyre tek të cilët janë kryer dhe po kryhen kontrolle në kuadër të...

Bild: Trump anuloi sulmin ndaj Iranit në minutën e fundit, avionët ishin ngritur

Lëvizjet ushtarake të SHBA-së në orët e fundit ngritën pritshmëri për një ndërhyrje të afërt kundër Iranit, por operacioni u pezullua në momentet e...

Zëri i Masakrës së Reçakut: William Walker nderon 45 shqiptarët e vrarë

Sot shënohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut, një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë, ku 45 civilë shqiptarë mbetën...

ASH Ziadin Sela: Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Arben Taravarit, duke e akuzuar atë për hipokrizi politike dhe qëndrime kontradiktore. Sipas ASH-së, Taravari,...

Së shpejti takimi kokë më kokë Ahmeti- Mickoski, çfarë po sinjalizohet?

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se do të zhvillojë një takim tet-a-tet me kryeministrin dhe liderin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu