Kurti për hapjen e urës së Ibrit: Po i presim QUINT-in dhe KFOR-in

Kryeministri, Albin Kurti, ka deklaruar se Qeveria është e gatshme për hapjen e urës së Ibrit, pasi ka përfunduar të gjitha përgatitjet teknike dhe fizike. Megjithatë, Kurti theksoi se vendimi përfundimtar varet nga konsultimet me QUINT-in dhe KFOR-in.

Nga
Altin Krasniqi
10 Shtator, 2024, 16:23

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Qeveria është plotësisht e gatshme për hapjen e urës së Ibrit në Mitrovicë.

Kurti theksoi se Qeveria ka përfunduar të gjitha përgatitjet e nevojshme për hapjen e urës, përfshirë pastrimin dhe vlerësimin e qëndrueshmërisë fizike dhe teknike të strukturës.

Megjithatë, ai theksoi se vendimi përfundimtar për hapjen e urës varet nga konsultimet dhe koordinimi me QUINT-in dhe KFOR-in.

“Ne jemi gati, me konsultime dhe koordinim, po i presim QUINT-in dhe KFOR-in, ne i kemi kryer punët tona, kemi bërë përgatitjet sa i përket pastrimit, mjedisit rrotull aty, edhe vlerësimit të qëndrueshmërisë në aspektin fizik dhe teknik, tashmë kanë kaluar bukur kohë që raporti preliminar thotë se ura është e qëndrueshme, besoj ajo urë duhet të hapet edhe për automjete sepse liria e lëvizjes, sundimi i ligjit dhe marrëveshja në Bruksel e kërkojnë një gjë të tillë”, ka thënë Kurti në një prononcim për media.

Teksa Kurti po qëndronte në Mitrovicë të Veriut, u arrestua politikani serb, Aleksandar Arsenijeviq, pasi po protestonte.

Kurse, kryeministri ka deklaruar se nuk e ka vërejtur se njerëzve në veri të vendit nuk u pëlqen kur vjen dikush nga Prishtina.

“Nuk e kam vërejtur se njerëzit nuk e duan dikë që vjen nga Prishtina, qoftë edhe kryeministri i Kosovës. Populli është paqësor, i gatshëm për liri dhe siguri. Unë jam këtu për mirëqenien e tyre. Funksioni im nuk është të ndajmë gjërat këtu në baza kombëtare apo etnike, por të jemi aty për të gjithë qytetarët, pa diskriminim dhe privilegj, sepse sa herë që dikush privilegjohet diskriminohet një tjetër”, ka thënë Kurti.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mickoski si “Vuçiçi i vogël” apo Filipçe si “Zaevi i vogël”

Përplasja politike mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së është ashpërsuar ndjeshëm pas deklaratave të kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, i cili e quajti kryeministrin Hristijan Mickoski...

Zhgënjimi që ShBA s’e pa kurrë në raportet me Kosovën deri në ardhjen e Kurtit në pushtet

Kosova u ndëshkua këtë vit nga aleati më i madh dhe më i fuqishëm. Dialogu strategjik me ShBA-në u pezullua, për shkak të veprimeve...

BDI denoncon trajtimin çnjerëzor të 76 punonjësve shqiptarë në Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj, siç e cilëson, trajtimit çnjerëzor, poshtërues dhe diskriminues të 76 të punësuarve në Ministrinë për...

ASH-Sela sot mban Kuvendin e partisë

Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës, ka njoftuar se gjatë ditë së sotme do të mbajë Kuvendin e pestë të partisë. Kuvendi do të...

Lloga: Lidershipi i VLEN-it mes modelit jugosllav dhe atij të Bosnjës

Duke qenë se të gjithë po “dhunohemi mediatikisht” me temën e bashkimit të qeveritarëve shqiptarë në një subjekt të vetëm politik, duhet t’u sjellim...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu