Kurti në Çikago: Fitoren tonë e mundësuan gratë, të rinjtë dhe diaspora

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në panelin e diskutimit me titull “Konventa Kombëtare Demokratike dhe Roli i Partive Politike”. Ngjarja u mbajt në Çikago, atje ku dhe po zhvillohet Konventa Kombëtare Demokratike, dhe u organizua nga NDI, si pjesë e Forumit Ndërkombëtar të Liderëve 2024.

Para fillimit të diskutimit, kryeministri Kurti u takua dhe bashkëbisedoi me Kryetarin e Komitetit Kombëtar Demokrat, Jaime Harrison, në prani dhe të Presidentes së NDI, Tamara Wittes dhe Kryetarit të Bordit Drejtues të NDI, Tom Daschle.
Pjesë e panelit bashkë me kryeministrin Kurti ishte dhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Lord George Robertson dhe Ministri i Jashtëm i Danimarkës dhe ish-kryeministri, Lars Løkke Rasmussen.

Në adresimin hyrës të tij, kryeministri Kurti fillimisht falënderoi NDI për partneritetin me Kosovën dhe kontributin e tyre për vendin tonë përgjatë viteve.
Mbi temën e diskutimit, ai tha se “Partitë politike janë natyrshëm politike. Sfida është se si t’i kthejmë në shoqërore. Këtu mendoj se qëndron dhe suksesi ynë. Tre kategoritë shoqërore që e mundësuan fitoren tonë janë gratë, të rinjtë dhe diaspora. Filluam duke vënë në pah kontributin e grave në shoqëri dhe duke nënvizuar rolin shoqëror të grave. Në anën tjetër, duke patur moshën mesatare të popullsisë në Kosovë 34 vjeç, punuam me të rinjtë përmes kulturës, artit, sportit e debateve mbi teoritë kritike.”

Ai shtoi se konstelacioni i përbërjes së Qeverisë tashmë ka një të tretën e ministrave të kabinetit qeveritar të cilat janë gra, 40 për qind e grupit parlamentar janë gra, dy nga tre zëvendëskryeministra janë gra dhe se gjithmonë theksojmë se shpesh gratë janë udhëheqëset më të mira dhe organizatorët më të mirë.

“Përgjatë panelit, u diskutua dhe mbi mënyrat se si partitë politike duhet të përgatiten e pajisen më së miri për t’i bërë ballë sfidave dhe kërcënimeve të cilat paraqiten së brendshmi dhe së jashtmi”, njofton qeveria e Kosovës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pas fitores së VLEN-it, Arben Fetai shpalli veten lider të ASH-së dhe mblodhi kryesinë e partisë

Fitorja e VLEN-it në nivel nacional ka rritur edhe aptetit e liderëve të këtij kolaicioni. Pas fitores së madhe edhe Arben Fetahi siç duket...

Tani prodhojmë vetë: Shqipëria nis industrinë kombëtare të armëve

Qeveria autorizon “KAYO”-n për prodhim dhe tregtim ushtarak Qeveria shqiptare ka miratuar të mërkurën e 5 nëntorit vendimin që i jep shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a....

Mexhiti i kënaqur: Shqiptarët e humbën Kërçovën por e fituan Çashken dhe Dollnenin!

Në një deklaratë që zbulon më shumë sesa duket, kryetari i Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në...

Gjendet e vdekur një 25 vjeçare nga Kosova në Tetovë, hedhen dyshime për vrasje

Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçare nga Kosova, që supozohet të jetë studente në Tetovë, shkruan Alsat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu