Kurti kërkon hapjen e arkivave nga Serbia – rithekson zotimin e qeverisë për zbardhjen e fatit të të zhdukurve

Kryeministri Albin Kurti, ka kërkuar hapjen e arkivave nga shteti serb për të gjitha krimet e kryera në Kosovë. Këtë kërkesë, i pari i qeverisë e ripërsëriti në tryezën në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, të mbajtur sot.

Tutje, kryeministri bëri të ditur se këtë javë, pas shumë përpjekjeve e angazhimeve, kanë filluar përgatitjet për gërmimet në lokacionin në Kozhle mes Novi Pazarit dhe Tutinit në Serbi.

“Sivjet janë bërë 25 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, me epilog çlirimin e vendit dhe popullit tonë nga Serbia pushtuese. Gjatë viteve 98-99, forcat policore të Serbisë të urdhëruara nga shteti i Serbisë, kryen qindra masakra dhe mijëra zhdukje me dhunë mbi shqiptarët e Kosovës në kuadër të projektit gjenocidal për shfarosjen e popullit tonë. “Nuk ka kufomë, nuk ka krim”, ishte strategjia e shtetit të Serbisë për fshehjen e krimeve të kryera mbi shqiptarët në Kosovës. Kjo strategji vazhdon të zbatohet edhe sot nga trashëgimtarët politikë të Millosheviqit në Beograd. Këtë javë, pas shumë përpjekjeve e angazhimeve nga komisioni ynë qeveritar, kanë filluar përgatitjet për gërmimet në lokacionin në Kozhle mes Novi Pazarit dhe Tutinit në Serbi, e shpresojmë që kjo nuk është një përpjekje e re nga shteti serb për të evituar nga agjenda e gërmimeve lokacionet e tjera të shënjuara nëpër Serbi. Deri më tani, shteti serb s’ka ndarë të dhënat nga arkivat e tyre për këtë lokacion. Andaj ne edhe sot e përsërisim kërkesën tonë për hapjen e arkivave në Serbi. Në bazë të marrëveshjes së arritur më 2 maj të vitit 2023 në Bruksel, tashmë kemi dërguar disa kërkesa zyrtare për hapjen e arkivës së brigadës 37 të motorizuar të ushtrisë jugosllave përgjegjëse për shumë masakra në Kosovë, sidomos në rajonin e Drenicës. Sot, sikur çdo ditë tjetër, si qeveri ritheksojmë zotimin tonë për të mos reshtur se kërkuari drejtësi për krimet e luftës dhe të vërtetën për 1595 persona të zhdukur me dhunë gjatë luftës”, u shpreh Kurti, njofton Klankosova.tv.

Ndër tjera, i pari i qeverisë tha se kriminelët serbë duhet të përballen me drejtësinë dhe se Kosova nuk do të ndalet derisa të zbardhet fati dhe vendndodhja e të zhdukurve.

“Me angazhimin tonë po vazhdojmë punën duke i dhënë prioritet ndriçimit të fatit dhe vendndodhjes së të zhdukurve. Kemi ngritur drejtorinë e hetimit të krimeve të luftës me 41 hetuesë. Kemi nevojë për drejtësi që ekzekutorët të vendosen prapa grilave. Për këtë, na nevojitet mbështetja ndërkombëtare dhe mobilizimi kombëtar. Kriminelët serbë duhet të përballen me drejtësinë, sepse këto s’harrohen e nuk falen. Kosova tashëm është e anëtarësuar në Komisionin Ndërkombëtar për personat e zhdukur. Kapacitetet tona, institucionet profesionale gjithnjë e kudo janë në shërbim të paqes dhe ballafaqimit me të kaluarën. Qeveria është e përkushtuar në trajtimin e çdo informate që kontribuon në zgjidhjen e rasteve të personave të zhdukur. Familjet e të zhdukurve i kemi lart edhe mes prioriteteve e në përkujdesjen e qeverisë. Duke nderuar sakrificën që na mundësoi të gëzojmë lirinë dhe shtetin, ne po ecim përpara në rrugën e drejtësisë dhe barazisë. Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, nderojmë të gjithë të zhdukurit me dhunë gjatë luftës. Kosova nuk do të ndalet derisa të zbardhet, derisa të dihet fati i tyre dhe vendndodhja e tyre, përmes ndriçimit të së vërtetës mund të arrihet paqja e qëndrueshme në rajon”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjeorgjievski njofton se u larguan nga puna 371 persona dhe fton institucionet për hetim të keqpëdorimeve në Higjienën Komunale

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski, pasi mori mandatin e të parit të kryeqytetit, ka dalë në terren dhe ka njoftuar se që...

Elezi “thumb” Hoxhës: Nga hyzmeqar i Alisë, tani i vardiset VLEN-it

Eksponenti politik i koalicionit VLEN, Afan Elezi, përmes një postimi në Fejsbuk ka reaguar ndaj disa ish përfaqësuesve të afërt me sistemin e mëparshëm...

Dukagjini: Xhandarmeria serbe u fut edhe më 15 tetor brenda kufirit, Sveçla e Policia asnjë zë, KFOR-i e konfirmon

Në fshatin Rakinicë të Podujevës, ushtarë të armatosur të xhandarmërisë serbe kanë kaluar kufirin duke hyrë në territorin e Kosovës. Pamjet ekskluzive të siguruara...

Abdixhiku- Kurtit: Ua vodhe të ardhmen studentëve, tash provon t’ua blesh me 100 euro

Sot, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vetëm tre ditë para balotazhit të 9 nëntorit, ka njoftuar se është bërë pagesa për grupin e parë...

Dalin detaje të reja mbi ngjarjen e kobshme në Tetovë – E ndjera ishte në lidhje dashurie me…

Mbrëmë në orët e vona Tetova u godit nga një lajm i kobshëm. Një vajzë e re 24-vjeçare kishte humbur jetën pasi që kishte...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu