Kurti: Kanë pritur që unë të vi në pushtet e ta kryej Asociacionin e Thaçit, a? Është absurde

Kryeministri Albin Kurti, i ka bërë thirrje edhe një herë Serbisë që ta nënshkruajnë Marrëveshjen Bazike dhe të ecin para.

Kurti po ashtu tha se Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe është dashur që “ta kryejnë këta me Hashim Thaçin”.

“Këta kanë pritur që unë vi në pushtet dhe ia kryej Asociacionin e Hashim Thaçit a? Nuk është reale kjo punë, është absurde”.

“Paskan pritur që të vijë unë që e kundërshtoja ‘Zajednicën’ dhe ta kryejmë ‘Zajednicën’. Jo, ne kemi marrëveshje të re. Marrëveshja e re është Marrëveshja Bazike me aneks të zbatimit. Neni 7 thotë vetëmenaxhim i komunitetit serb”, tha Kurti në A2CNN.

Më tej, Kurti tha se nuk e mohon ekzistencën e marrëveshje të mëparshme, por sipas tij, marrëveshja bazë për Asociacionin e vitit 2013 e nënshkruar nga ish-kryeministri Hashim Thaçi dhe kryeministri serb, Ivicia Daçiqi i ka 15 pika, ku tha se 6 janë për siç e quajti ai “Zajdenicën”, kurse 4 janë për integrimin e serbëve.

“Marrëveshjen më të dashur që e ka Serbia, ajo i kërkon vetëm 6 nga 15 pikat. Ndërkohë 60% që e ka shkelur vetë, nuk do që ta përmendim. Marrëveshja e vitit 2013 është shkelur nga Serbia sepse Beogradi ka dhënë urdhër më 5 nëntor 2022, katër kryetarëve në veri, 10 deputetëve në parlament dhe të gjithë policëve, gjykatësve dhe prokurorëve në veri të japin kolektivisht dorëheqje. Nuk mund të kërkosh nga unë që të zbatojë 40% e një marrëveshjeje që 60% e ka të shkelur”, tha Kurti

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Krejt Serbia iu ka tutë familjes Jashari”, Ludo Lee flet me admirim për heroin e Kosovës

Ludo Lee ka folur me admirim për figurën e Adem Jasharit. Në një diskutim me Edin, ai tha se “krejt Serbia iu ka tutë familjes...

“Duhet të ndalojmë…”- Skena intime në BBVK, Edi ngre Bia Khalifan dhe vendos kokën tek…!

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e urës së dytë mbi Ibër, e cila është e destinuar vetëm për këmbësorë. Ai...

“Njerëz pa aktakuza”, premtimi i dikurshëm që Kurti tash nuk ‘guxon’ ta premtojë

Nuk do të kemi në qeveri ministra me aktakuza”, është një nga frazat e përdorura në të kaluarën nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin...

SPAK nuk e lejon Erion Veliajn të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Tiranës

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka refuzuar kërkesën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, që kryetari Erion Veliaj të marrë pjesë fizikisht në...

Putin i quan liderët evropianë “derra të vegjël”! Thotë se qoftë me luftë apo diplomaci, Rusia do t’i arrijë qëllimet territoriale në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin sulmoi ashpër të mërkurën udhëheqësit evropianë, duke i përqeshur ata si “derra të vegjël”, dhe tha se Rusia do t’i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu