Kurti: Kam kërkuar lirimin e krerëve të UÇK-së nga Haga, i kam dërguar letër kryetares Trendafilova

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ndërsa ka kujtuar pesë vjetorin e arrestimit të ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me të ashtuquajtura akuza për krime lufte nga Gjykata Speciale, ka vlerësuar nuk ka as arsye ligjore, as morale që të mbahen edhe më tej në paraburgim.

“Menjëherë pasi që kishte vënë lule të freskëta te varri i Astrit Deharit, më 5 nëntor 2020, Rexhep Selimin e dërguan në burgun e Hagës ku ende po e mbajnë. Përveç tij, edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi po ndodhen në paraburgim tash e pesë vjet. Pesë vite pritje, pesë vite pas hekurave ndërkohë që arsyeja e njëjtë përsëritet në çdo vendim për refuzimin e lirimit: ‘rreziku i ndikimit mbi dëshmitarët’”, ka shkruar Kurti në platformën sociale, Facebook.

Kurti ka bërë të ditur se si kryeministër ka kërkuar lirimin e tyre që nga fillimi dhe se për këtë në vitin 2022 ka dërguar letër kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova.

“E si Kryeministër, zyra ime dhe unë kemi kërkuar lirimin e tyre që nga fillimi. Në vijim po bashkëngjes letrën që i është dërguar drejtpërdrejt znj. Trandafilova në lidhje me këtë çështje në shtator të vitit 2022. E bëj publike sot për një arsye të vetme: sepse besoj se është e drejtë që ata të kthehen në shtëpitë e tyre, të jenë pranë familjeve të tyre, dhe ta mbrojnë në liri luftën e drejtë çlirimtare të Kosovës. Përgjigja e znj. Trandafilova pas dy javësh që mori letrën nga unë nuk ndryshoi gjë. Kërkesat e paraqitura nuk morën zgjidhje”.

Sipas Kurtit kërkesa e njëjtë qëndron akoma, e në Kosovë ekzistojnë të gjitha garancitë për përgjigje pozitive ndaj tyre.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Trump synon të zhbëjë politikat e Biden për dënimin me vdekje, 37 të falurit sërish drejt ekzekutimit

37 burra janë bllokuar në këtë ‘cikël tragjik’, si pasojë e këmbënguljes së Donald Trump për të rikthyer dhe forcuar dënimin me vdekje në...

36-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku me bashkëpunëtorë bëjnë homazhe të varri i Rugovës

Në 36-vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe tek varri i presidentit...

Sot mbahet mbledhje komemorative në nderim të këngëtarit Shemsi Krasniqi – Shemi

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se sot, në ora 13:00, në ambientet e Teatrit Kombëtar të Kosovës, do të mbahet mbledhja...

Zuli Demiri: Ju premtoj qeverisje transparente dhe komunë të hapur

Kandidati i pavarur i për Komunën e Vrapçishtit i mbështetur nga VLEN-ni, Zuli Demiri në hapjen shtabit komunal së bashku me përfaqësuesit e VLEN...

Mexhiti: Ahmeti po e mbanë BDI-në si kapital për të mbrojtur veten dhe familjarët

Lideri i Lëvizjës Demokratike (LD) dhe njëherësh kryetar i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, i ftuar në emisionin “Dialog te Lajm`i” të gazetës “Lajm”...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu