Kurti i troket në derë Edi Ramës, i kërkon ndihmë që Parisi, Berlini e Roma t’i heqin kushtëzimet për KiE

Këshilltari i Kryeministrit Kurti Jeton Zulfaj në një intervistë për Euronews thotë se është interes i Kosovës dhe Shqipërisë që të afirmohet shtetësia e Kosovës dhe se ngërçi në raportet mes Kryeministrave Kurti e Rama s’mund të pengojë kur është në pyetje afirmimi i shtetësisë, sovranitetit të republikës së Kosovës.

Këshilltari politik i Kryeministrit, Jeton Zulfaj ka folur sot rreth kërkesës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ai në Euronews Albania, ka thënë se kjo kërkesë që u tentua disa herë që tashmë vjen e artikuluar nga disa shtete ndaras, të futej me amendamente dhe tri herë u refuzua.

“Shpresojmë që ky do të jetë një reflektim edhe nga shtetet aleate e mike të Republikës së Kosovës që të mos humbet ky shans që Kosova me meritokraci të bëhet pjesë e një organizate të tillë”, ka thënë Zulfaj.

Zulfaj thotë se për anëtarësim, Kosova po e bën përpjekjen e saj, por thotë që edhe Shqipëria do të duhej ta luante rolin e saj.

Sipas tij, shteti shqiptar dhe kryeministri Edi Rama duhet të bëjnë përpjekje që të arrihet ky pajtim dhe të tejkalohet ky keqkuptim në kërkesat e vazhdueshme që po i bëhen Kosovës për këtë anëtarësim.

“Ne presim nga Shqipëria që ajo të luaj rol aktiv në këtë çështje, sepse kështu edhe duhet te jetë në çështjet që kanë të bëjnë me afirmimin e shtetësisë së Kosovës. Ne nuk presim që të kërkojmë nga Shqipëria që të punojë në interesat tona, por këtë ta bëjnë në mënyrë aktive dhe proaktive”, ka thënë këshilltari politik i Kurtit.

Ai shpreson që për këtë nuk do të ndikojë marrëdhënia midis Kurtit dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama.

“Interesi i të dy vendeve është që të afirmohet shtetësia e Kosovës, prandaj mendoj se asnjë ngërç politik nuk të pengojë në këtë drejtim kur është në pyetje avancimi i shtetit tonë…sidomos në këtë pikë kryqe ku anëtarësimi në KiE është jashtëzakonisht domethënës. Shqipëria mund te ketë rol dhe ndikim tek disa vende”, tha ai, duke shpresuar që kjo javë do të shfrytëzohet në maksimum për të pasur këtë ndikim tek shtetet të cilat janë skeptike rreth Kosovës në KiE”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Siria heq fytyrat e familjes Assad nga kartëmonedhat, vë në qarkullim monedhë të re”

Damask, 30 dhjetor 2025 — Siria prezantoi zyrtarisht sot serinë e re të kartëmonedhave kombëtare, të cilat hyjnë në qarkullim nga 1 janari 2026,...

VIDEO/ Skandal në Serbi, dhunohet barbarisht boksieri grek dhe stafi i tij: 100 persona hyn në ring dhe…

Një skandal i paprecedentë ka ndodhur në Serbi, gjatë një ndeshje kickbox-i. Dhuna shpërtheu brenda ringut pak pasi boksieri grek hodhi në tapet kundërshtarin e...

Zulhajrat Demiri nga Gradeci dhe Senakosi: Mjaft më stagnim në Vrapçisht

Kandidati për kryetar komune të Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, mbrëmë ka qëndruar në fshatin Gradec dhe në dy lokacione në Senakos, ku nga afër ka...

Top-dhjetëshet, kandidatët më të votuar të partive politike

Janë numëruar mbi 25 për qind të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, sipas të dhënave të fundit të...

Anthony Joshua i përfshirë në aksident të rëndë në Nigeri — dy persona vdesin, ai i shëruar dhe në gjendje të qëndrueshme

LAGOS - Boksieri britanik me prejardhje nigeriane Anthony Joshua ka mbetur i lënduar lehtë pas një aksidenti fatal me makinë në Nigeri, ku dy...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu