Kurti i bindur se në vitin 2025 do të fitojë zgjedhjet parlamentare dhe lokale

Lëvizja Vetëvendosja ka mbajtur tubim në shënim të 19-vjetorit të themelimit, me ç’rast kryeministri Albin Kurti, njëherësh kryetari i kësaj partie, e ka nisur fjalimin e tij me përshëndetje të figurave të rëndësishme të VV-së, duke përmendur edhe Rexhep Selimin i cili po gjykohet padrejtësisht në Hagë.
“Kemi patur shumë aktivitete anembanë Kosovës me strukturat e VV-së. Me politikat tonë qeverisëse, për tri vjet kemi 20 për qind rritje, kemi punësuar mbi 12 mijë persona. Me aktivitete tona në festa e protesta, Lëvizja jonë ka qenë e angazhuar për mosdiskriminimin e fshatit me qytetin”, tha Kurti, raporton eo.

“Mbi 60 mijë e 500 anëtarë, anëtarësia jonë është e shtrirë në 1 mijë e 120 fshatra, kjo është një punë që kurrë nuk duhet të ndalet, është strukturim i idesë, strukturimi politik nuk qëndron vetë ka nevojë për takime, debate atëherë fillon demokracia”, shtoi Kurti.

I pari i shtetit, thuri lavde për mërgatën teksa tha se pa ndihmën e tyre, si parti nuk do t’i fitonin zgjedhjet e kaluara dhe shtysë e madhe për këtë ka qenë pikërisht mërgata.

“Pa mërgatën jo vetëm që ne nuk do t’i fitonim zgjedhjet, por edhe shumë familje tona nuk do kishin dalë në fund të muajit. Mërgata është thesar kombëtar, ajo sjell kulturë demokratizuese në shoqërinë tonë”, tha Kurti.

Në fjalim e tutje, Kurti u foli pjesëmarrësve në tubim edhe për zgjedhjet në vitin 2025, duke iu thënë se duhet të jenë të gatshëm dhe të përshtatshëm për zgjedhjet e reja.

Ai duke ironizuar tha se opozita nuk mund t’i shtyjë ato vazhdimisht.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Krejt Serbia iu ka tutë familjes Jashari”, Ludo Lee flet me admirim për heroin e Kosovës

Ludo Lee ka folur me admirim për figurën e Adem Jasharit. Në një diskutim me Edin, ai tha se “krejt Serbia iu ka tutë familjes...

“Duhet të ndalojmë…”- Skena intime në BBVK, Edi ngre Bia Khalifan dhe vendos kokën tek…!

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e urës së dytë mbi Ibër, e cila është e destinuar vetëm për këmbësorë. Ai...

“Njerëz pa aktakuza”, premtimi i dikurshëm që Kurti tash nuk ‘guxon’ ta premtojë

Nuk do të kemi në qeveri ministra me aktakuza”, është një nga frazat e përdorura në të kaluarën nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin...

SPAK nuk e lejon Erion Veliajn të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Tiranës

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka refuzuar kërkesën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, që kryetari Erion Veliaj të marrë pjesë fizikisht në...

Putin i quan liderët evropianë “derra të vegjël”! Thotë se qoftë me luftë apo diplomaci, Rusia do t’i arrijë qëllimet territoriale në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin sulmoi ashpër të mërkurën udhëheqësit evropianë, duke i përqeshur ata si “derra të vegjël”, dhe tha se Rusia do t’i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu