Kur bien maskat! ( shfaqje tragji-komike për shqiptarët me shqiptarë)

Në përgjithësi politikanët shqiptarë janë me maska dhe jo me turiçkat e tyre origjinale sidomos ata në “drzhavën Severna”, ku vazhdojnë të luajnë rolin e servilit si pjesë e tragji-komedisë teatrale në Teatrin Poullor të Shkupit, sipas skenarit dhe regjizorit maqedon me urdhër nga ekzekutivi i pallatit të bardhë.

Për tri dekada rresht pas vendosjes së demokraqisë në “drzhavën Severna”, politikanët tanë me maska vazhdojnë të luajnë rolet e tyre të servilit me pushtetin qoftë në pallatin e bardhë si pjesë e ekzekutivit apo si opozitë “Teatrin Popullor” që njihet me emrin Parlament.

Në tri dekada ata kanë luajtur role perfekte të caktuar nga regjizorët sllavë.
Ata kanë ngritur dolli me ish presidentin titist Kiro Gligorov, me rastin e miratimit të kushtetutës së parë “demokratike” në vitin 1991, kur u zhduk nga kushtetuta emërtimi… “pakica shqiptare” dhe ngeli vetëm shprehja… shteti i kombit maqedon.

Politikanët maska si servilë të pushtetit miratuan MO, si zgjidhje e konfliktit shqiptaro-maqedon dhe jo si kërkesë dhe si kusht i luftëtareve të lirisë për liri dhe barazi të plotë, ku ai ideal u devijiua nga komandantet renegatë në vitin 2001, kur ata së bashku miratuan 20% në kushtetutë si përdhosje e identitetit gjuhësor të kombit shqiptar.

Janë po këta politikanë me maska që miratuan një ligj të gjuhëve që nuk është tjetër veç ligj për përdorimin e gjuhëve të pakicave, ku deri dje lëvdoheshin se tashmë kemi një ligj për “gjuhën shqipe”, kurse sot i bejnë thirrje kushtetueses mos ta shfuqizoj ligjin për “gjuhën shqipe” sepse do bëhet nami!

Politikanët maska janë ndarë në dy kampe në njërin kamp janë ata që sot mbështyjnë në atë që kanë thënë dje për ligjet dhe qëndrimet që kanë miratuar së bashku në kohë të ndryshme, dhe në kampin tjetër janë ata qëndruan në pushtet për dy dekada duke e përdorur injorancën shqiptare se na besoni ne votën tuaj se ne jemi krahu i luftës që u sollëm lirinë!
Ajo ishte një luftë e stisur (jashtë dijenis së luftëtareve të lirisë te cilëve u thuhej se po luftojmë për liri dhe barazi të plotë) për pushtet pa realizuar asnjë amanet të dëshmorëve te lirisë!

Kështu, liria e ashtuquajtur pas 2001, kishte gjetur vend në kushtetutë falë politikanëve maska që na përcaktonin gjuhën tonë me përqindje! Kjo ishtë liria që na sollën maskat dhe demagogët që sot janë çjerrur dhe dolën sheshit me feçkat e tyre prej renegati, ndërsa rrufjanë të tjetër kanë zgjedhur “makijazhin dhe grimin e ndryshimit” si model para shqiptareve si shpëtimtarë që do sjellin ndryshimin e madh!

Këta janë politikanët maska që sakrifikuan interesat kombëtare në emër të integrimeve, ku pa asnjë kusht votuan ato ndryshime dhe nuk kërkuan garanca se pas ndryshimeve (do hiqej emrërtimi përdhosës për gjuhen shqipe si 20% ) në vitin 2019, por përkundrazi, hoqën dorë nga amandamentet e tyre për gjoja vendosjen e një neni që barazon shqipen me maqedonishten dhe u rreshtuan pas serbofilit Zajko, duke votuar ato ndryshime që mbajtën “gjallë” në kushtetutë nofkën e 20% si relikt i MO.

Kësisoj, me veprimet dhe qëndrimet e politikanëve tanë ranë maskat e patriotizmit fals dhe doli turiçka e vërtetë e politikanit shqiptar rrufjan dhe demagog, servil dhe renegat, në tri dekada të qëndrimit te tyre qoftë në pushtet apo në opozitë, ku ata nuk kanë më me çfarë të arsyetohen më për statusin inferior të shqiptarit në “drzhavën Severna”, si arixhi i rrugëve, që bredh nga një vend te tjetri me ariun nën zinxhir për t’i shtypur mbi kurriz njerëzit e sëmurë. Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Deputetët turq përleshen gjatë debatit për buxhetin

Ligjvënësit turq shkëmbyen grushte gjatë një debati të nxehtë mbi propozimin e buxhetit të vitit 2026 të dielën, megjithëse si buxheti ashtu edhe një...

Njësia speciale “Ujqit” vazhdon të jetë pa asnjë shqiptar

Edhe gjatë vitit 2025, njësia speciale “Ujqit” vazhdon të mbetet pa asnjë pjesëtar të përkatësisë shqiptare. Ndërkohë, në konkursin për oficerë të rinj për...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Ali Ahmeti: Për pjesëmarrje në Qeveri BDI ka një kusht, dhe ai është Badenteri

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot zhvilloi brifing, në të cilin foli për disa çështje, si Badenterin dhe pakënaqësitë pas Kongresit të pestë të...

Theks në përpjekjet e përbashkëta drejt integrimit evropian, Spiropali takohet me Presidenten, kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë Spiropali u takua edhe me Presidenten e vendit Gordana Siljanovska Davkova, Kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi dhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu