Kryengritje në VMRO-DPMNE Kumanovë – anëtarësia kundër Maksim Dimitrievskit

Në Kumanovë ka shpërthyer një skandal i ri politik pasi një grup anëtarësh, simpatizantësh dhe qytetarësh publikuan një peticion publik me të cilin kundërshtojnë mbështetjen e mundshme nga VMRO-DPMNE për kandidaturën e kryetarit aktual Maksim Dimitrievski në zgjedhjet lokale të vitit 2025.

Peticioni, i publikuar në faqen e Facebook-ut “Kumanovska Gorila”, kritikon ashpër punën e deritanishme të Dimitrievskit, të cilin e quajnë “partner i pavarur” i VMRO-së, por pa rezultate konkrete në interes të qytetarëve. Firmëtarët pretendojnë se gjatë katër viteve të fundit Kumanova ka mbetur “e lënë pas dore, me objekte jofunksionale, premtime boshe dhe infrastrukturë simbolike”.

Sipas tekstit, drejtësia sociale, planifikimi urban dhe zhvillimi ekonomik lokal nuk kanë lëvizur “as edhe një milimetër”, dhe asnjë projekt i rëndësishëm në bashkëpunim koalicioni nuk është realizuar. Në vend të kësaj, peticioni akuzon për “bllokada, populizëm dhe keqpërdorim të institucioneve për PR personal”.

Autorët pretendojnë se nga bashkëpunimi ekzistues mes VMRO-DPMNE-së dhe lëvizjes së Dimitrievskit – ZNAM – përfitojnë drejtpërdrejt vetëm disa individë, të përshkruar si “ekip negociues” që gëzon privilegje dhe përfitime. “Kjo nuk është parti, kjo është marrëveshje private e 3-4 pudëlëve politikë”, thuhet në tekst.

Firmëtarët kërkojnë që partia të dalë me kandidatin e saj për Kumanovën, i cili do të mbështetet nga anëtarësia, e jo nga “pazaret pas shpinës së aktivistëve”. Ata theksojnë se Kumanova “nuk është pronë e askujt” dhe se nuk pranojnë të jenë “monedhë politike në këmbim të funksioneve”.

Peticioni mbetet i hapur për të gjithë anëtarët, aktivistët dhe qytetarët që mendojnë se VMRO-DPMNE duhet të ketë “rrugë të denjë, të ndershme dhe të vetën” në Kumanovë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjeorgjievski njofton se u larguan nga puna 371 persona dhe fton institucionet për hetim të keqpëdorimeve në Higjienën Komunale

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski, pasi mori mandatin e të parit të kryeqytetit, ka dalë në terren dhe ka njoftuar se që...

Elezi “thumb” Hoxhës: Nga hyzmeqar i Alisë, tani i vardiset VLEN-it

Eksponenti politik i koalicionit VLEN, Afan Elezi, përmes një postimi në Fejsbuk ka reaguar ndaj disa ish përfaqësuesve të afërt me sistemin e mëparshëm...

Dukagjini: Xhandarmeria serbe u fut edhe më 15 tetor brenda kufirit, Sveçla e Policia asnjë zë, KFOR-i e konfirmon

Në fshatin Rakinicë të Podujevës, ushtarë të armatosur të xhandarmërisë serbe kanë kaluar kufirin duke hyrë në territorin e Kosovës. Pamjet ekskluzive të siguruara...

Abdixhiku- Kurtit: Ua vodhe të ardhmen studentëve, tash provon t’ua blesh me 100 euro

Sot, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vetëm tre ditë para balotazhit të 9 nëntorit, ka njoftuar se është bërë pagesa për grupin e parë...

Dalin detaje të reja mbi ngjarjen e kobshme në Tetovë – E ndjera ishte në lidhje dashurie me…

Mbrëmë në orët e vona Tetova u godit nga një lajm i kobshëm. Një vajzë e re 24-vjeçare kishte humbur jetën pasi që kishte...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu