Jakupi: Nga 27 prilli i 2017 te prilli i 2025, kujdes me ‘Deja-vu’të. Atehere ra regjimi, tash ra gjoka konstruksion!

Nga 27 Prilli i 2017 te prilli i 2025: A po përsëritet historia?

Një status i publikuar së fundmi nga Berat Jakupi, nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët nga krahu i Ziadin Selës, ka ngjallur debat dhe reflektim mbi zhvillimet politike të fundit në Maqedoninë e Veriut. Jakupi shkroi:

“Për ata që mendojnë se do të ketë déjà-vu të vitit 2017, dua t’ua rikujtoj se në prill të atij viti ndodhi 27 Prilli, ndërsa në prill të vitit 2025 ndodhi prishja e kontratës me ‘Gjoka Konstruksion’.”

Statusi vjen në një kohë kur Arben Taravari, kryetsari i krahut tjeter i Aleancës për Shqiptarët dhe pjesë e qeverisë, ka paralajmëruar largimin nga koalicioni qeveritar, duke e cilësuar këtë si një akt kombëtar. Sipas tij, shqiptarët nuk janë të përfaqësuar denjësisht dhe vendimet e rëndësishme po merren pa konsensus të gjerë.

Jakupi, duke iu referuar ngjarjeve të 27 Prillit 2017, kujton se ishte pikërisht Ziadin Sela dhe Aleanca për Shqiptarët që, me votat e tyre, ndihmuan në rrëzimin e regjimit të Nikolla Gruevskit. Gjatë sulmit të dhunshëm në Kuvend, Sela u rrah brutalisht dhe për pak sa nuk e humbi jetën — një çmim i rëndë për një vendim politik që ndryshoi rrjedhën e historisë së vendit.

Sot, tetë vjet më vonë, prishja e kontratës me kompaninë shqiptare “Gjoka Konstruksion” dhe tensionet brenda qeverisë, kanë ringjallur shqetësimet për mënyrën se si trajtohen interesat e shqiptarëve në qeverisje.

Mesazhi i Jakupit është më shumë se simbolik — është një paralajmërim se historia nuk duhet të harrohet, dhe se kujdesi për të mos e përsëritur gabimet e së kaluarës është më i nevojshëm se kurrë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

A do flitet shqip në Këshillin Komunal të Kërçovës?

Të hënën, në Kërçovë pritet zyrtarisht të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i ri i komunës, ndërsa këshilltarët e rinj komunalë do të...

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para Një 30-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina,...

A paralajmëron Haqim Ramadani hapjen e një partie të re politike nga diaspora?

Ish-kandidati i VLEN-it për Bërvenicën, që më pas garoi si i pavarur, Haqim Ramadani ka paralajmëruar vazhdimin e angazhimit të tij politik, këtë herë...

​Ushtarët turq të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre të...

Turqia lëshon 37 urdhër-arreste ndërkombëtare, në krye të listës qëndron Benjamin Netanyahu

Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit ka hapur sot një hetim për gjenocid dhe ka lëshuar 37 urdhër-arreste ndërkombëtare. Në krye të listës është kryeministri izraelit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu