Kthimi i rrethojës në objektin e Qeverisë/ BDI: Rrethoja u nevojitet për të mbrojtur vazalët!

Vendimi i Qeverisë që të rikthejë gardhin dy metra e gjys të lartë, për BDI-në është tregues se pushteti aktual është i vetëdijshëm se duhet të mbrojë vazalët, që sipas tyre kanë hyrë në ekzekutiv pa pasur legjitimitet. Nga LSDM edhe pse thanë se do të dilnin me një reagim, diçka e tillë nuk ndodhi.

Vendimi i Qeverisë për të rikthyer rrethojën e objektit të ekzekutivit, sipas BDI-së tregon se pushteti aktual është i vetëdijshëm se ka legjitimitet vetëm nga maqedonasit, andaj ndërmerr këtë hap për të mbrojtur vazalët.

“Rrethoja vendoset për shkak se Qeveria është e vetëdijshme se është me legjitimitet vetëm maqedonas dhe në këtë mënyrë mundohet t’i ruajë vazalët e përzgjedhur të VMRO-së nga populli shqiptar” – tha Arbër Admi nga BDI.

Nga Lidhja Socialdemokrate ish-lideri i së cilës, Zoran Zaev kishte premtuar largimin e rrethojës nga objekti i Qeverisë, fillimisht thanë se do të dilnin me një qëndrim për këtë çështje, por diçka e tillë nuk ndodhin.

Gardhi i cili u vendos në vitin 2015, nga nga kompania ndërtimore e Shkupit “Bauer BG” kushton 700 mijë euro. Largimi i tij ishte premtim i ish-kryeministrit Zoran Zaev që në vitin 2017. Puna për largimin e rrethojës metalike 2.5 metra të lartë nisi në terren më 7 shkurt të vitit 2019. Largimi i këtij gardhi simbolizonte qasjen transparente që Qeveria e atëhershme do të kishte ndaj qytetarëve. Sipas pushtetit të atëhershëm është absurd që ekzekutivi të mbrohet me rrethoje hekurash nga ata të cilët e kanë zgjedhur që t’u shërbejë. /tvklan.mk/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kalimi kufitar Rafah në Gaza rihapet zyrtarisht

Kalimi kufitar Rafah në kufirin Egjipt-Gazë rifilloi zyrtarisht operacionet sot, me 50 persona që pritet të largohen nga Gaza dhe 50 të tjerë që...

Medvedev paralajmëron NATO-n: Do të përdorim armë bërthamore, nëse e ardhmja e Rusisë është në rrezik!

Moska deklaron se nuk kërkon një zjarr global, por paralajmëron se mjedisi ndërkombëtar po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm. Kjo u theksua nga...

Forcat siriane presin hyrjen në Hasakah sipas marrëveshjes së armëpushimit

Forcat e lidhura me Ministrinë e Brendshme të Sirisë po vazhdojnë të presin të hënën për të hyrë në qytetin verilindor të Al-Hasakah, i...

Medvedev paralajmëron: Nëse skadon traktati për armët bërthamore, bota duhet të shqetësohet

Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, tha se nëse traktati New START skadon pa një zëvendësues, atëherë bota duhet të shqetësohet...

Abuzim i rëndë me 13-vjeçare në motel nga 55-vjeçari: Gjykata cakton paraburgim për të dyshuarin

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Tomo Prekaj i akuzuar për dhunë seksuale ndaj një të miture. Në aktvendimin e siguruar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu