Kryetarja e Shkupit alarmon: Destabilizim i qëllimshëm dhe kaos i afërt

Kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska, ka paralajmëruar sot në mëngjes një plan për destabilizimin e qytetit, që sipas saj ka për qëllim krijimin e kaosit dhe largimin e vëmendjes nga çështjet reale.

Marketing

Në një postim të sajin të fundit, Arsovska deklaroi:

“Miliarda euro biznes po destabilizohen. Ganiu, Mexhiti dhe Ademi janë ata që po përjetojnë presionet më të mëdha. Sot më informuan se po përgatitet një plan për destabilizimin e Shkupit, duke filluar me ndërmarrjen e transportit publik (JSP), më pas me Ndërmarrjen Komunale të Higjienës, me qëllim krijimin e kaosit për të shpërqendruar dhe për të mbajtur kontrollin.”

Ajo paralajmëron se zhvillime të tilla pritet të ndodhin që nga sot, dhe thekson se koalicioni i biznesit me Ganiun, Mexhitin dhe Ademin nuk duhet të lejojë të dëmtohet, duke ironizuar Mickoskin dhe VMRO-DPMNE-në.

Në një foto të shpërndarë prej saj, shihet i ashtuquajturi “element destabilizues”, që sipas Arsovskës qëndron pas këtyre planeve. Në foto shfaqen Mexhiti, Siljanovska dhe Mickoski, së bashku me ambasadoren amerikane, në një aktivitet të NATO-s të mbajtur këto ditë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Balje pasi i bashkohet AAK-së në Kuvend: S’kam votë për LVV-në

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka arritur të formojë Grupin e saj Parlamentar në Kuvendin e Kosovës, falë bashkëpunimit me deputeten Duda Balje,...

‘Qyp zagar’ – Debati mes Krakit dhe Ollurit eskalon në grushte (VIDEO)

Emisioni Pressing në T7 është ndërprerë pak minuta pasi ka nisur sepse në studio ka eskaluar debati mes deputetit të Listës Guxo Nezir Kraki...

Rikonstruimi eventual i Qeverisë, nesër krerët e VLEN-it takohen me Mickoskin

Krerët e koalicioni VLEN nesër do të takohen me kryeministrin Hristijan Mickoski për të diskutuar rreth emrave dhe resorëve në prag të rikonstruimit të...

Futbollisti i Andorrës: Me Shqipërinë do luajmë si të ishim në finale! E kam porosi nga shokët serbë

Futbollisti i kombëtares së Andorrës, Erik Vales, ka dhënë një deklaratë ku premton se ai dhe bashkëlojtarët e tij do të japin gjithçka në...

Urrejtja e Janevskës ndaj gjuhës shqipe !!!

Telashet e Bilit nga ndërhyrjet e eprorëve të tij nuk kanë te sosur, "ku në një ngjarje për arsimin të mbajtur në Tetovë,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu