Furkan Saliu shpërthen ndaj Kasamit: “Po dukesh si kryetar i degës së VMRO-së në Tetovë”

Furkan Saliu kritikon Kasamin: “Po hyni në grackën e Mickoskit, pasojat do të jenë të dhimbshme”

Gazetari Furkan Saliu ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të Besës, Bilall Kasami, lidhur me qëndrimet e djeshme të liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Saliu thotë se kishte pritur që Kasami të kundërpërgjigjej ndaj Mickoskit, por në vend të kësaj ai “në njëfarë mënyre i kërkoi falje duke u arsyetuar se BDI po e fut në retorikën nacionaliste”.

“Jeni duke hyrë në grackën e Mickoskit për disa vota, ndërsa pasojat do të jenë afatgjata dhe të dhimbshme për kombin tonë”, ka shkruar Saliu.

Ai kujtoi një sërë qëndrimesh të liderit opozitar maqedonas, duke theksuar se:
• kur Mickoski kërkon shkarkimin e një drejtori shqiptar vetëm pse ka folur në gjuhën shqipe, kjo nuk konsiderohet nacionalizëm,
• fushata e tij antishqiptare në zgjedhjet parlamentare nuk është nacionalizëm,
• sulmet ndaj ligjit për përdorimin e gjuhëve, ndaj balancuesit dhe bandenterit nuk janë nacionalizëm,
• refuzimi për ndryshimet kushtetuese dhe pengimi i procesit evropian nuk është nacionalizëm.

“Z. Kasami, duhet fillimisht t’ia bëni të qartë vetes se çfarë jeni dhe çfarë doni të arrini në politikë. Me këtë konfuzion, po dukeni vetëm si kryetar i degës së VMRO-së në Tetovë”, përfundon Saliu.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Masazhet kërcënuese të një premieri për shqiptarët

Micko me mesazh Bilit dhe lidereve të VREDI-t: "Kujdes si silleni mund të përfundoni më keq se Ali Ahmeti"! Me tej ai ka shtuar: "Disa kryetarë...

Fatmir Limani: “NUK BËHET KËRÇOVA… !

FATMIR LIMANI “NUK BËHET KËRÇOVA… ! Është e kotë ta mohoj që lidhja me rrënjët, me vendin e babës e nanës, të zemrës dhe të mendjes,...

VLEN i jep mbështetje edhe Labudoviçit të ZNAM-it në komunën Qendër

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, kandidati për kryetar të komunës së Qendër nga ZNAM, Miroslav Labudoviç, do të ketë mbështetjen edhe të...

Gjenerali Wesley Clark konfirmohet edhe zyrtarisht si dëshmitar i mbrojtjes së Hashim Thaçit

Wesley Clark, ish-Komandanti i Aleancës më të fuqishme ushtarake që ka njohur bota, NATO-s, gjatë kohës së luftës në Kosovë, është konfirmuar edhe zyrtarisht...

Deputeti bullgar Kovaçev: 216 mijë maqedonas posedojnë pasaporta bullgare

MAQEDONI E VERIUT Deputeti bullgar Kovaçev: 216 mijë maqedonas posedojnë pasaporta bullgare 24/10/2025 Eurodeputeti bullgar nga partia GERB, Andrej Kovaçev thotë se nuk është e lehtë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu