Kryeministri Xhaferi: Taravari s’mund të ulet në dy karrige, edhe në qeveri edhe me opozitën

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka thënë se kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, nuk mund të qëndrojë në “dy karrige” t’i mbajë ministrat në qeveri e në të njëjtën kohë t’i bashkohet opozitës.

Xhaferi në “Debat Plus” tha se kjo nuk mund të ndodhë në asnjë shtet.

“Nuk mundeni në dy karrike me ndejtë, edhe me qenë pjesë e qeverisë edhe të shkoni në opozitë. Si mund të ndodhë kjo… Duke qenë pjesë e qeverisë si kryetar partie ka thënë unë shkoj me opozitën. Si shkoj me opozitën, por ministrat i mbaj në qeveri. Në cilin shtet e keni parë këtë”, tha ai.

Qeveria teknike e Maqedonisë së Veriut të premten pritet të pësojë ndryshime, dhjetë ditë pas votimit të saj në Kuvend, më 28 janar.

Kryeministri teknik, Talat Xhaferi, ia ka dorëzuar Kuvendit kërkesën për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, dhe të ministrit të Administratës dhe Shoqërisë Informatike, Azir Aliu.

Në vend të tyre ka propozuar Ilir Demirin për ministër të Shëndetësisë dhe Naim Bajramin për ministër të Administratës dhe Shoqërisë Informatike.

Seanca e Kuvendit për shkarkimin e ministrave të vjetër dhe emërimin e atyre të rinj është caktuar për të premten nga kryetari i Kuvendit, Jovan Mitrevski.

Vendimi i kryeministrit Talat Xhaferi pason një kërkesë të një komisioni partiak të Aleancës për Shqiptarët(ASH), që është pjesë e Qeverisë teknike, i cili propozoi shkarkimin e dy ministrave të saj.

Vendimi është marrë për shkak të, siç thuhet, “veprimeve që bien ndesh me Kodin Etik, përfshirë shantazhet dhe presionet ndaj anëtarëve të ASH-së, si dhe takimeve me VMRO DPMNE-në”.

Por, sipas ministrave Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu, propozimi për shkarkim është bërë për shkak të pozicionimit të tyre pas kryetarit të partisë, Arben Taravari, i cili më 3 shkurt njoftoi për vendimin për të kaluar në bllokun opozitar shqiptar – Lidhja Evropiane për Ndryshim.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjeorgjievski njofton se u larguan nga puna 371 persona dhe fton institucionet për hetim të keqpëdorimeve në Higjienën Komunale

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski, pasi mori mandatin e të parit të kryeqytetit, ka dalë në terren dhe ka njoftuar se që...

Elezi “thumb” Hoxhës: Nga hyzmeqar i Alisë, tani i vardiset VLEN-it

Eksponenti politik i koalicionit VLEN, Afan Elezi, përmes një postimi në Fejsbuk ka reaguar ndaj disa ish përfaqësuesve të afërt me sistemin e mëparshëm...

Dukagjini: Xhandarmeria serbe u fut edhe më 15 tetor brenda kufirit, Sveçla e Policia asnjë zë, KFOR-i e konfirmon

Në fshatin Rakinicë të Podujevës, ushtarë të armatosur të xhandarmërisë serbe kanë kaluar kufirin duke hyrë në territorin e Kosovës. Pamjet ekskluzive të siguruara...

Abdixhiku- Kurtit: Ua vodhe të ardhmen studentëve, tash provon t’ua blesh me 100 euro

Sot, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vetëm tre ditë para balotazhit të 9 nëntorit, ka njoftuar se është bërë pagesa për grupin e parë...

Dalin detaje të reja mbi ngjarjen e kobshme në Tetovë – E ndjera ishte në lidhje dashurie me…

Mbrëmë në orët e vona Tetova u godit nga një lajm i kobshëm. Një vajzë e re 24-vjeçare kishte humbur jetën pasi që kishte...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu