Kryeministri Kurti refuzon të shkojë në Prokurori: Qëllimi i tyre është të më bëjnë lajm ndërkombëtar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar t’i përgjigjet thirrjes së Prokurorisë Speciale për t’u intervistuar si dëshmitar në lidhje me rastin e rezervave shtetërore.

Në emision “Rrjedha” me Rron Gjinovcin dhe Shkëlzen Gashin të dielën, Kurti akuzoi kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufajn, se po inskenon një situatë me qëllim që hyrja e tij në objektin e Prokurorisë të bëhet lajm ndërkombëtar.

“Ky prokuror, Blerim Isufaj, është regjisori i një pamjeje ku unë hyj në Prokurorinë e Shtetit dhe prodhohet një lajm ndërkombëtar që kryeministri po intervistohet për një rast korrupsioni. Aty nuk thuhet që jam thirrur si dëshmitar. Ky është qëllimi i tyre”, ka deklaruar Kurti.

Kryeministri ka potencuar se nuk ndien asnjë detyrim për t’iu përgjigjur ftesës dhe se prokurorët mund të vijnë në zyrën e tij për ta intervistuar.

Ai ka theksuar se prokurorët po përpiqen të sulmojnë kabinetin e tij qeveritar dhe ministrat.

“Këta po dëshirojnë të bëjnë diçka të ngjashme por më të butë se s’munden tashmë, sikur me Hashim Rexhepin që e nxorën me duar lidh prej BQK-së. Ua kanë mësy krejt ministrave tonë. Ata prokurorët kanë ardh në kryeministri dhe më herët, unë guxoj t’iu them s’po vijë, ta shohim tash a guxojnë ata të vijnë”, ka shtuar Kurti.

Prokuroria Speciale ka konfirmuar se i ka dërguar dy ftesa Kryeministrit për intervistim në cilësinë e dëshmitarit. Ndërkohë, kabineti i kryeministrit ka ritheksuar gatishmërinë e tij që t’i mirëpresë prokurorët në zyrën e tij.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu