Kryeministri Grek: Injorimi i “Marrëveshjes së Prespës” e rrezikon të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut

Çdo devijim prej Marrëveshjes së Prespës, do të ketë pasoja në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së. Kështu ka deklaruar kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. Ai ka theksuar se Greqia nuk do t’i ratifikojë tre memorandumet për bashkëpunim , derisa siç ka thënë nuk ekziston harmonizim i plotë me dispozitat e Marrëveshjes së Prespës, ndërkaq siç ka theksouar për Telvizionin Skaj, devijimi nga Marrëveshja do të sjellë pasoja edhe në rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut edhe në marrëdhëniet bilaterale.

KYRIAKOS MITSOTAKIS, KRYEMINISTËR I GREQISË
“Lidhur me atë se çfarë do të bëjmë, me deklaratë të qartë e paralajmërova edhe Qeverinë e re në Shkup se çfarëdo lloj devijimi nga Marrëveshja, sigurisht se do të ketë pasoja serioze në marrëdhëniet tona Maqedoninë e Veriut, por edhe në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt Evropës”. Kryeministri grek rikujtoi paralajmërimin e tij në vitin 2019 se “ratifikimi i Marrëveshjes i obligon ta zbatojnë atë në të ardhmen.

KYRIAKOS MITSOTAKIS, KRYEMINISTËR I GREQISË
“Për përcaktimin ‘maqedonas’, për fat të keq është e garantuar në Marrëveshjen e Prespës dhe ky ishte mospajtimi ynë më i madh, përkatësisht prapashtesat kombi maqedonas dhe gjuha maqedonase, dhe jo ‘i Maqedonisë së Veriut’”.

Duke e komentuar vendimin e djeshëm të SYRIZA-s opozitare për t’i parashtruar në Parlament tre memorandumet, kryeministri grek tha se është praktikë e cila “me të vërtetë i arrin kufijtë e absurdit. I pari i qeverisë greke theksoi se i kanë ndjekur ngjarjet politike në Maqedoninë e Veriut dhe që kanë parë se vjen një Qeveri e re, e kanë lexuar atë që ishte thënë dhe siç sqaroi, prandaj kanë zgjedhur të mos i ratifikojnë memorandumet.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rami Mislimi: Tetova po çlirohet – urime kryetar, faleminderit kryeminisitër Mickovski!

Rami Mislimi Çdo investim duhet mbështetur dhe përshëndetur. Çdo rrugë që hapet, çdo shkollë apo çerdhe që ndërtohet për të mirën e qytetarëve, meriton të...

Avni Qahili emërohet drejtor i parë shqiptar i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut

Avni Qahili është emëruar drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që merr...

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu