Kryediplomati grek: Nëse Maqedonia e Veriut vazhdon me këtë politikë, ne kemi mjetet për të ushtruar edhe më shumë presion

-Nëse Maqedonia e Veriut vazhdon me këtë politikë, e cila është drejtpërdrejt në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare, atëherë pala greke i ka ato mjete që të mund të bëjë presion edhe më të madh, mjete që janë edhe dypalëshe edhe shumëpalëshe në nivel të organizatave ndërkombëtare, tha ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Jorgos Gerapetritis në intervistën për televizionin grek ERT.

Shefi i diplomacisë greke përsëriti se Marrëveshja e Prespës është ratifikuar nga të dy parlamentet, me çka sjell detyrime ligjore “të cilat nuk mund të ndryshohen nga asnjë nga të dyja vendet”.

“Gjithsesi vetë Marrëveshja e Prespës tregon qartë se çështja e emrit, gjegjësisht emri Maqedonia e Veriut nuk mund të ndryshojë as me marrëveshje nga palët. Bëhet fjalë për dispozitë e cila mbetet përgjithmonë. Në këtë moment ka shkelje të qartë nga ana e kreut politik dhe shtetëror. Nuk mbështetet ligjërisht pretendimi se çdo lider politik apo shtetëror mund të përdorë emër tjetër për vendin e tij jashtë kornizës formale, pasi kjo në realitet do të ishte shkelje e drejtpërdrejtë. Presidenti apo kryeministri i një vendi, kur është në një dalje publike, nuk mund t’i referohet autonomisë private. Kjo nuk është në përputhje me të drejtën kushtetuese të brendshme dhe as me të drejtën ndërkombëtare”, theksoi Gerapetritis.

E përsëriti edhe qëndrimin se për ata Marrëveshja “ka probleme të rëndësishme politike dhe juridike”, por i obligon të gjithë.

“Kam bërë përpjekje shumë të madhe për të informuar plotësisht të gjithë partnerët tanë dhe të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe mund t’ju them se në këtë moment ekziston një shqetësim serioz nga të gjithë për qëndrimin e Maqedonisë së Veriut. Të gjithë e kuptojmë se nëse kjo politikë vazhdon, e cila është drejtpërdrejt në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat janë baza e arkitekturës së sigurisë ndërkombëtare, atëherë pala greke ka mjetet për të ushtruar edhe më shumë presion, do të thotë të jenë dypalëshe dhe shumëpalëshe në nivel të organizatave ndërkombëtare”, tha Gerapetritis për ERT.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Edi i mërzitur me Dolcen: Më tha në mënyrë indirekte mu largo nga shtrati- “u ndjeva si m*t”

Edi ka folur hapur për një situatë të pakëndshme që, sipas tij, e ka përjetuar me Dolcen, duke treguar se është larguar nga shtrati...

Skandal dhe fyerje e rëndë: Qeriqi shpërthen ndaj Maliqit- fyerja e dëshmorëve Mujë Krasniqin dhe Beqir Gashin më dhemb më shumë se çdo plagë

Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Xhevdet Qeriqi, i ka reaguar ish-gazetarit Nefail Maliqi i cili ofendoi dy heronjtë, Mujë Krasniqin e Beqir...

Djali i dëshmorit Beqir Gashi reagon ndaj personit me emrin Nefail Maliqi që ia ofendoi babain

Djali i dëshmorit Beqir Gashi, ka reaguar ndaj një personi me emrin Nefail Maliqi i cili ia ofendoi babain si dhe heroin tjetër, Mujë...

Ish-gazetari Maliqi ofendon rëndë heronjtë Mujë Krasniqi dhe Beqir Gashi

Ish-gazetari i Bota Sot që tani jeton në Zvicër dhe mirëmban një ‘link’ ku publikon artikuj, Nefail Maliqi, ka ofenduar rëndë dy heronjtë e...

Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së

Majore Luljeta Mehmeti - Quigley ka përfunduar me sukses Sesionin e 296-të të Akademisë Kombëtare të FBI-së në Quantico, Virxhinia, SHBA. Ceremonia e diplomimit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu