Kroacia përgatitet për një skenar të mundshëm lufte, pritet të fusë shërbimin ushtarak!

Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq, njoftoi se po punohet në mënyrë aktive për të shqyrtuar tre skenarë të mundshëm për kohëzgjatjen e shërbimit ushtarak në Kroaci.

Ai pret që këto propozime të publikohen javën e ardhshme dhe më pas do t’i nënshtrohen analizave politike.
Anushiq thekson se është e rëndësishme jo vetëm kohëzgjatja e shërbimit ushtarak, por edhe efektiviteti i trajnimeve që do t’u ofrohen të rinjve të rekrutuar.
Kjo do të bëhet publike pasi të arrihet një vendim politik, theksoi ai.
Në rast rreziku të madh, agresioni, të gjithë meshkujt nga 18 deri në një moshë të caktuar rekrutohen. Në këtë moment ai nuk ka dashur të tregojë kohëzgjatjen, por nga perspektiva dhe përvoja mjaftojnë tre muaj për të mësuar aftësitë ushtarake.

“Në tre muaj mund të kalosh nga dikush që nuk mund të vrapojë 50 metra në njeri që mund të marshojë 30 kilometra me pajisje, mund të bësh një vrapim 3200 metra, që është një nivel që të gjithë duhet të jenë në gjendje ta bëjnë”, ka thënë Anushiq.

Anushiq shtoi se shërbimi ushtarak mund të zgjasë tre muaj, të cilin ai e konsideron kohë të mjaftueshme për të fituar aftësi ushtarake dhe stërvitje fizike. Ai theksoi se qëllimi i stërvitjes ushtarake nuk është vetëm përgatitja për një konflikt të mundshëm lufte, por edhe socializimi i të rinjve dhe ndryshimi i veseve të këqija.
Ndryshe, raportohet se bëhet fjalë për rreth 17 mijë të rinj që mund t’i shtrohen ushtrisë kroate ndërsa gratë do të mund të inkuadrohen vetëm si vullnetare, por nuk do të detyrohen.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Trump synon të zhbëjë politikat e Biden për dënimin me vdekje, 37 të falurit sërish drejt ekzekutimit

37 burra janë bllokuar në këtë ‘cikël tragjik’, si pasojë e këmbënguljes së Donald Trump për të rikthyer dhe forcuar dënimin me vdekje në...

36-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku me bashkëpunëtorë bëjnë homazhe të varri i Rugovës

Në 36-vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe tek varri i presidentit...

Sot mbahet mbledhje komemorative në nderim të këngëtarit Shemsi Krasniqi – Shemi

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se sot, në ora 13:00, në ambientet e Teatrit Kombëtar të Kosovës, do të mbahet mbledhja...

Zuli Demiri: Ju premtoj qeverisje transparente dhe komunë të hapur

Kandidati i pavarur i për Komunën e Vrapçishtit i mbështetur nga VLEN-ni, Zuli Demiri në hapjen shtabit komunal së bashku me përfaqësuesit e VLEN...

Mexhiti: Ahmeti po e mbanë BDI-në si kapital për të mbrojtur veten dhe familjarët

Lideri i Lëvizjës Demokratike (LD) dhe njëherësh kryetar i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, i ftuar në emisionin “Dialog te Lajm`i” të gazetës “Lajm”...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu